Aktivizim Karte

Activation - Si aktivizohet? (Kontrata e Nënshkruesit)

Aktivizo Kartën tuaj ID 

Për të përdorur online Shërbimet dhe Aplikacionet eALEAT për Shërbimet Qeveritare dhe Bizneset Private, Zotëruesi i Kartës duhet të aktivizojë Kartën e tij ID. Aleat ofron shërbimin e aktivizimit të Kartës ID në çdo Pikë të Shërbimit Aleat në të gjithë Shqiperinë (në çdo CSO, Bashki dhe Komunë). Listën e Pikave të Shërbimit Aleat ku mund të ofrohet Aktivizimi i Kartës (të shënuar në hartë me logon e zezë Aleat) mund ta gjeni në linkun e Google Map

Marrëveshja e Nënshkruesit 

Gjatë Janarit 2014 është hartuar Kontrata e Nënshkruesit, që i referohemi edhe si “Termat e Përdorimit të Certifikatave të Autentifikimit dhe Nënshkrimit Elektronik të Kualifikuar”. Ne lidhje me këtë, Aleati ka rishikuar Kontratën e Nënshkruesit në prezencë të avokatëve të Aleat-it dhe për të finalizuar këtë dokument ka kërkuar zyrtarisht asistencën e Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik (AKCE).  

Këtu mund të shkarkoni Kontratën e Nënshkruesit të miratuar si Versioni 2.1: 

 Shkarko Kontratën e Nënshkruesit

 Proçesi i Aktivizimit të Kartës ID (Lëshim i Certifikatave të Kualifikuara)

  • Kartat ID të lëshuara në 2014 - Kartat ID janë të aktivizuara  
  • Kartat ID të lëshuara para 2014 - Aktivizimi i Kartës ID në Zyrat Aleat 
  • Aktivizimi i Kartës ID nuk ka kosto për Qytetarin  

 

 

 

Figura 1: Procesi i Aktivizimit të Kartës ID në Pikat e Shërbimit Aleat 

 

Aktivizimi i Kartës ID (Për Menaxhimin e certifikatës): 

  • Certifikatat do të instalohen në kartë ID
  • Do të rivendoset numëruesi i Kodit PIN dhe të dhënave Biometrike  

 

 

Figura 2: Procesi i Aktivizimit të Kartës ID në Pikat e Shërbimit Aleat

 

Kudo që të shkojë, në një institucion shtetëror apo të futet në një faqe elektronike të një biznesi privat, mbajtësi i kartës duhet të vendosë kodin katërshifror PIN ose të vendosë shenjat e gishtave. 

Nëse keni harruar Kodin PIN, mos u shqetësoni, ju mund ta rivendosni atë gjatë proçesit të aktivizimit në Pikat e Shërbimit Aleat. 

Për të përdorur Shërbimet e Identitetit eALEAT, Aleat do të hedhë në treg pajisjet e besuara dhe të sigurta eALEAT, siç janë lexuesit e kartave dhe Tableti Morpho të prodhuar nga IDEMIA në Francë.

 

Rregulla – Rregulla të rëndësishme për t’u mbajtur mend 

 

Kartat eID funksionojnë biometrikisht (përputhja e shenjave të gishtave dhe Kodi PIN)

Ashtu si një Kartë Banke, Shërbimet eALEAT funksionojnë nepërmjet Kodit PIN.

 

Zgjidhni Kodin tuaj PIN – 4 shifror 

Kur tërhiqni Kartën Shqiptare ID ose kur bëni aktivizimin e eID, rekomandohet që të ndryshoni Kodin PIN në një kombinim numrash që mund të mbahen mend lehtë. Për të zgjedhur Kodin e ri jeni të limituar të përdorni deri në katër numra.

E Rëndësishme! Kodi juaj PIN është personal. Për këtë arsye të mos përdoren kombinimet e numrave të datës ose vitit të lindjes. Kodi duhet të mbahet gjithmonë sekret! Nëse dikush tjetër di Kodin tuaj PIN, ai mund të perdorë Kartën në emrin tuaj për veprime të ndryshme në Internet.

Keni harruar Kodin PIN?

Nëse Karta juaj ID nuk është e aktivizuar me Shërbimet eID ju duhet te shkoni në Pikën më të afërt të Shërbimit Aleat për ta aktivizuar atë. 

Nëse Karta juaj ID është e aktivizuar me Shërbimet eID ju duhet të shkoni në Pikën më të afërt të Shërbimit Aleat për të ndryshuar Kodin PIN (duke përdorur një kupon) ose për ta shfuqizuar atë sa më shpejt të jetë e mundur. 

Kujtoni këto rregulla:

  • Mbani Kodin PIN të sigurtë, jo në të njëjtin vend me Kartën ID!
  • Karta ID të mos jepet asnjëherë tek askush!
  • Askush nuk do t’ju kërkojë Kodin PIN, ashtu edhe sikurse stafi Aleat nuk ju pyet për të!
  • Ju vendosni vetë Kodin PIN vetëm kur ju kërkohet nga personeli!
  • Nëse humbisni kartën, ju duhet të çaktivizoni (Shfuqizoni) Funksionet eID!
  • Ruani Faturën (Informacionin për Shfuqizimin) e marrë nga Forma e Aplikimit!
  • Kur shfuqizoni Funksionet eID, Karta mbetet e vlefshme, por nuk mund të perdoret për eShërbime. Juve do t’ju nevojitet një Kartë ID e Re (aplikim i ri). Shfuqizimi nuk mund të kthehet mbrapsht!
  • Nëse të dhënat tuaja në Kartën ID nuk janë të sakta, ose për shembull keni ndryshuar mbiemrin për shkak të martesës, etj, ju duhet të pajiseni me një kartë të re. Ju jeni përgjegjës që të dhënat tuaja të jenë gjithmonë të sakta!

 

Ku bëhet Aktivizimi 

Aktivizimi i Kartave Shqiptare ID mund të bëhet në të gjitha Pikat e Shërbimit Aleat në të gjithë Shqipërinë. Aktivizimi i kartës ID (Certifikatat Elektronike) është një shërbim shtesë i Aleat i cili po zgjerohet në më shumë Pika Shërbimi gjatë vitit 2014. 

Aktualisht deri në fund të Gushtit 2014 janë funksionale 58 Pika Shërbimi për Certifikimin Elektronik të vendosura në Bashki dhe Komuna në të gjithë Shqipërinë. 

Ju lutemi për aktivizimin e kartës ID referojuni Hartës në Google, ikona me Logon eALEAT ("e") me ngjyrë të zezë,  për të gjetur Zyrat Aleat për Shërbimet eALEAT. Këtu mund të gjeni Zyrat ku bëhet Aktivizimi i Kartës ID.