Leje per residentet

Gjatë muajve Shtator – Dhjetor 2021, Kompania Aleat në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme përfundoi me sukses procesin e hapjes së zyrave të aplikimit për shtetasit e huaj pranë Drejtorive Vendore të Kufirit dhe Migracionit të Policisë së Shtetit. 
Ky shërbim i ri u ofron mundësi shtetasve të huaj të pajisen me karta elektronike me të dhëna biometrike me të njëjtat karakteristika dhe përdorim si Letërnjoftimi Elektronik Shqiptar. 
Shërbimi i aplikimit per kartën e Lejes së Qëndrimit ofrohet në 8 zyra pranë 7 Drejtorive Vendore të Kufirit dhe Migracionit të Policisë së Shtetit:


 

 

 

  #   DVKM    Qyteti   Fillimi i procesit te aplikimit
      1        DVKM Tiranë Tiranë     09 Shtator 2021
2 DVKM Korçë Korçë     24 Nëntor 2021
3 DVKM Durrës Durrës     25 Nëntor 2021
4 DVKM Kukës  Kukës     06 Dhjetor 2021
5 DVKM Shkodër Shkodër      07 Dhjetor 2021
6 DVKM Gjirokastër Gjirokastër     09 Dhjetor 2021
7 DVKM Vlorë Vlorë     02 Dhjetor 2021
8 DVKM Vlorë Sarandë     10 Dhjetor 2021

 

 

 

 Foto 1. Përurimi i Shërbimit të Aplikimit për Kartën e Lejes së Qëndrimit – 9 Shtator 2021

dvkm

 

 

Foto 2. Përurimi i Shërbimit të Aplikimit për Kartën e Lejes së Qëndrimit – 9 Shtator 2021

ph2