Lajmet e Fundit

Prezantimi i shërbimeve të identitetit eALEAT në 11 Tetor 2014

Platforma eALEAT, platforma më e re dhe e sigurtë në Shqipëri, e mundësuar nga Aleat, është prezantuar me sukses në publik nga Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë gjatë Konferencës “Letërnjoftimi, Siguria Juaj për Shërbimet Elektronike”, të mbajtur më 11 Tetor 2014 në Tiranë, Shqipëri. Konferenca ishte një mundësi për të informuar qytetarët, institucionet dhe bizneset për shërbimet elektronike nëpërmjet dokumentit më të sigurtë biometrik, letërnjoftimit elektronik.

Më Shumë
Drejtoria e Policisë Tiranë - Dorëzimi i Pasaportave, Seksioni Aleat

Drejtoria e Policisë në rrugën "Myslym Shyri", Tiranëështë rinovuar, përkatesisht Zona e Shërbimit Qytetar One Stop Shop, për të shërbyer më mirë qytetarëve shqiptarë. Seksioni Aleat i dorëzimit të Pasaportave biometrike (Proçedurë Normale dhe me Proçedurë të Përshpejtuar Fast Track) është një shërbim thelbësor në këtë Drejtori Policie në shërbim të gjithë qytetarëve të kryeqytetit Tiranë. 

Më Shumë
Mirësevini në Java e Inovacionit, 10-16 Maj 2014

"Java e Inovacionit", organizuar nga Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike në javën e tretë të muajit Maj 2014 ka mirëpritur dhe paraqitur Shërbimet e Identitetit eALEAT nga Aleat Shpk.

Gjatë Javës së Inovacionit janë paraqitur shumë projekte dhe ide të tjera të reja. Ajo u hap zyrtarisht më 10 maj 2014 nga Ministri Znj. Milena HARITO në Hotel Tirana International dhe u mbyll me sukses në një ngjarje në Muzeun Kombëtar në Tiranë, Shqipëri.

Më Shumë
Letërnjoftimi Shqiptar dhe Pasaporta Biometrike – Suksesi Ynë

Shqipëria po vuante për dokumente të sigurta dhe shqiptarët kishin vështirësi për të udhëtuar jashtë vendit. Kufijtë ishin të mbyllur, proçeset e vizave ishin të gjata dhe vetëm një përzgjedhje e njerëzve udhëtonin jashtë Shqipërisë. Qeveria ishte duke luftuar rastet e mëdha të korrupsionit për dokumente të falsifikuara dhe kjo ishte një çështje që duhej të shmangej për të mirën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. 

Më Shumë