Albanian Security Forum – ASF 2015 është eventi i parë i këtij lloji i organizuar në Shqipëri. Ky event u zhvillua në ambjentet e Tirana International Hotel, më 10 dhjetor 2015, pjesë e të cilit ishte dhe Aleat.
Më shumëMinistri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, znj.Milena HARITO, organizoi eventin e mbylljes së Fushatës Informuese “Nënshkrimi Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Institucionet Private”, në bashkëpunim me Aleat dhe Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) , në ambjentet e sallës Europa, më 16 qershor 2015.
Më shumëAleat Shpk, mbylli eventin “Eksperienca e Përdoruesit”, të organizuar në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR), që u zhvillua në harkun kohor 03-11 qershor 2015, në laboratorin e Qendrës Protik.
Qëllimi i këtyre sesioneve ishte prezantimi i shërbimeve të reja elektronike të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, duke u loguar në platformën qeveritare eAlbania, të cilat do të bëhen gjithashtu të aksesueshme duke përdorur shërbimet eALEAT si dhe pajisjet fizike Aleat që bëjnë të realizueshme këto shërbime.
Më shumëAleat Shpk, nisi eventin “Eksperienca e Përdoruesit”, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR), e cila ka një kohëzgjatje 03-05 qershor 2015, në ambjentet e Qendrës Protik.
Qëllimi i këtij eventi është testimi dhe konkretizimi me shembuj praktikë i shërbimeve eALEAT (autentifikim i sigurtë dhe nënshkrim elektronik) në procedurat që bizneset kryejnë në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania (www.e-albania.al).
Më shumëAleat Shpk, nisi Fushatën Informuese me Sektorin Privat “Nënshkrimi elektronik dhe shërbimet e besuara në Sektorin Privat”, sesionet mbahen në ambjentet e Qendrës Protik nga data 26 maj - 16 qershor 2015.
Seanca e parë u zhvillua më 26 maj 2015, dhe pati si qëllim informimin e sektorit privat në lidhje me përfitimet nga shërbimet e reja të sigurta eALEAT, të cilat lejojnë perdorimin e shërbimeve elektronike të besuara dhe nënshkrim elektronik të kualifikuar me anë të Letërnjoftimit biometrik.
Më shumëAleat Shpk, mbylli me sukses Fushatën e Ndërgjegjësimit me Institucionet Publike “ Nënshkrimi elektronik dhe shërbimet e besuara në Administratën Publike”, 20 maj 2015, në ambjentet e Qendrës Protik.
Kjo fushatë, e shtrirë në harkun kohor 15 prill 2015- 20 maj 2015, pati për qëllim ndëgjegjësimin e administratës publike në lidhje (DAP) me përfitimet nga shërbimet e reja të sigurta eALEAT, të cilat konsitojnë në shërbimet elektronike te besuara dhe nënshkrimin elektronik të kualifikuar.
Më shumëAleat Shpk, në kuadër të Javës së Inovacionit, ka marrë pjesë në konferencën “Inovacioni në Sektorin Bankar”, organizuar në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe Shoqatën Shqiptare të Bankave , më 14 maj 2015 në ambjentet e Bankës së Shqipërisë.
I ftuar në këtë konferencë, ka qenë gjithashtu prezent Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, znj. Milena HARITO.
Ky aktivitet kishte për qëllim promovimin e shërbimeve dhe produkteve inovatore në sektorin financiar në vendin tonë.
Më shumëMinistri për Inovacionin dhe Administratën Publike, Znj. Milena HARITO për të dytin vit radhazi ka organizuar Javën e Inovacionit,10-17 maj 2015, High-Tech Show 11-13 maj 2015 në ambjentet e Tirana Expo Center.
Objektivi i kësaj jave dhe Panairi është promovimi i inovacionit teknologjik në sektorët publik dhe privat.
Aleat Shpk, u prezantua si një ndër pjesëmarrësit e këtij eventi, në vijim të Fushatës Informuese me Institucionet Publike “Nënshkrimi Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Administratën Publike“.
Më shumëPlatforma eALEAT, platforma më e re dhe e sigurtë në Shqipëri, e mundësuar nga Aleat, është prezantuar me sukses në publik nga Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë gjatë Konferencës “Letërnjoftimi, Siguria Juaj për Shërbimet Elektronike”, të mbajtur më 11 Tetor 2014 në Tiranë, Shqipëri. Konferenca ishte një mundësi për të informuar qytetarët, institucionet dhe bizneset për shërbimet elektronike nëpërmjet dokumentit më të sigurtë biometrik, letërnjoftimit elektronik.
Më shumëDrejtoria e Policisë në rrugën "Myslym Shyri", Tiranë, është rinovuar, përkatesisht Zona e Shërbimit Qytetar One Stop Shop, për të shërbyer më mirë qytetarëve shqiptarë. Seksioni Aleat i dorëzimit të Pasaportave biometrike (Proçedurë Normale dhe me Proçedurë të Përshpejtuar Fast Track) është një shërbim thelbësor në këtë Drejtori Policie në shërbim të gjithë qytetarëve të kryeqytetit Tiranë.
Më shumë