Letërnjoftim elektronik

Informacion i përgjithshëm rreth Letërnjoftimit Elektronik Shqiptar - në Shqipëri

Informacion i përgjithshëm rreth Letërnjoftimit Elektronik Shqiptar - në Ambasada/Konsullata

 

Informacion i përgjithshëm rreth Letërnjoftimit Elektronik Shqiptar

  • Aplikimi për letërnjoftim elektronik për qytetarët shqiptarë që kanë mbushur moshën 16 vjeç.
  • Vlefshmëria e letërnjoftimit elektronik është 10 vjet; Përjashtim bëjnë shtetasit që aplikojnë per letërnjoftim elektronik në moshën 75 vjeç, ku vlefshmëria është me afat të pacaktuar/50 vjet
  • Aplikanti duhet të jetë prezent në Aplikim dhe Shpërndarje
  • Shtetasi mund të aplikojë në Zyrën Aleat vetëm me aprovimin e Punonjësit të Gjendjes Civile
  • Procesi i Aplikimit dhe Shpërndarjes mund të ndryshojë sipas legjislacionit në fuqi. Ju lutemi konsultohuni me legjislacionin ne fuqi, Ministrinë e Brendshme/Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë për proceset më të fundit.

  

Hapat për pajisje me Letërnjoftim Elektronik - në Shqipëri :

  1. Zyra të Postës Shqiptare sh.a. - Blerje kuponi
  2. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) – Aplikimi
  3. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) - Shpërndarja

 

webid1

 

 

1. Zyra të Postës Shqiptare sh.a. - Blerje kuponi

  • Kupon për letërnjoftim me vlerë prej 1 500 Lekë

 

2. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) - Aplikimi

  • Aplikimi për letërnjoftim bëhet në çdo Bashki/Njësi Administrative që ka zyrë Aleat. (Shiko në Hartë)
     

2. Procesi i Aplikimit në rast kur Letërnjoftimi Elektronik është për herë të pare:

  • Blerja e kuponit në Postë.
  • Paraqituni tek Gjendja Civile përkatëse për identifikim
  • Rezervimin e takimit në faqen rezervo.aleat.al
  • Paraqituni në zyrën e aplikimit Aleat në orën/datën e caktuar

 

Procesi i Aplikimit në rast humbje/vjedhje/bllokimi të Letërnjoftimit Elektronik: 

  • Blerja e kuponit në Postë
  • Vërtetimin e Vetëdeklarimit për humbje/vjedhje të Letërnjoftimit me të dhëna të sakta të dokumentit/qytetarit – vërtetim i marrë dorazi nga komisariati i policisë ose i lëshuar elektronikisht nga portali e-Albania në rastin e humbjes së dokumentit https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14922)
  • Rezervimin e takimit në faqen rezervo.aleat.al
  • Paraqituni në zyrën e aplikimit Aleat në orën/datën e caktuar
     

Shënim: Nëse shtetasi ka letërnjoftim të sekuestruar, ai duhet të paraqesë raportin e sekuestrimit sipas udhëzimeve ligjore të Policisë së Shtetit.

 

Procesi i Aplikimit në rast ndryshimi të dhënash, dëmtim, rinovim të Letërnjoftimit Elektronik:

  • Blerja e kuponit në Postë
  • Letërnjoftim Elektronik origjinal – që mbahet nga Aleat në momentin e aplikimit
  • Rezervimin e takimit në faqen rezervo.aleat.al       
  • Paraqituni në zyrën e aplikimit Aleat në orën/datën e caktuar

 

Shënim: Shtetasit mund të aplikojnë në çdo zyrë aplikimi Aleat të Shqiperisë nëse procesi i aplikimit per Letërnjoftim është në rastet rinovim apo ndryshimi i të dhënave.
 

 3. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) - Shpërndarja:  

  • Tërheqja e letërnjoftimit bëhet në zyrën e aplikimit vetëm nga aplikanti.
  • Afati kohor i prodhimit të letërnjoftimit është 15 ditë (përjashtohen ditët pushim të festave zyrtare). Në rast dokumentacioni gabim, koha e prodhimit zgjat më shumë ditë.

Shënim: Vetëm hapat 2 dhe 3 menaxhohen nga kompania Aleat. Aleat përkushtohet që në këto dy faza të realizohen më së miri dhe në mënyrë më efektive të gjitha proceset e kërkuara. 

 

Informacion i përgjithshëm rreth Letërnjoftimit Elektronik Shqiptar - në Ambasada/Konsullata

Shtetasit që aplikojnë në Ambasada/Konsullata Shqipëtare duhet të informohen mbi procedurat e aplikimit për dokumente biometrike në: https://ambasadaime.gov.al/shko/.
Aplikimi per dokumente biometrike behet në 15 Ambasada/Konsullata Shqiptare (Shiko në Hartë).


Çmimi i kuponëve per leternjoftim në Ambasada/Konsullata Shqipëtare

Kuponi i Leternjoftimit

 

Shteti

Cmimi

Vendet Kufitare me Shqipërinë

Greqi

€ 12

 

Itali

 

 

Belgjikë

 

 

Francë

 

Vendet Evropiane

Gjermani

 

 

Austri

 16

 

Suedi

 

 

Turqi

 

 

Mbretëri e Bashkuar

£13

Amerika Veriore

SHBA

$ 18

Kanada