Albanian Security Forum – ASF 2015 është eventi i parë i këtij lloji i organizuar në Shqipëri. Ky event u zhvillua në ambjentet e Tirana International Hotel, më 10 dhjetor 2015, pjesë e të cilit ishte dhe Aleat.
Albanian Security Forum ka si qëllim të shndërrohet në një mbledhje të përvitshme të eksperteve të sigurisë në Shqipëri. Qëllimi i “Qasjes Holistike të Sigurisë” ishte theksimi i nevojës për një trajtim më koherent dhe gjithëpërfshirës të çështjeve lidhur me menaxhimin e riskut, duke u fokusuar në nivelin e sigurisë fizike si dhe atë të sigurisë së informacionit. Përfaqësues nga institucione të sektorit privat dhe publik theksuan aspektet kryesore të menaxhimit dhe teknologjisë që mbështet projektet e sigurisë në nivel IT dhe fizik.
Aleat u përfaqësua në këtë forum me qëllim prezantimin e Letërnjoftimit ID shqiptar si dhe karakteristikat lidhur me shërbimet online të aksesueshme përmes përdorimit të këtij letërnjoftimi. Duke marrë në konsideratë se Aleat është kompania e cila prodhon pasaportat biometrike dhe letërnjoftimin ID për qytetarët shqiptarë, këto produkte duhet të përmbajnë elemente të një sigurie të lartë.
Gjithashtu, në këtë prezantim u theksua se përdorimi i Letërnjoftimit ID për transaksionet online mundëson shërbime të besueshme që minimizojnë mashtrimet si dhe çojnë në rritjen e nivelit të transparencës në shërbimet publike dhe private.
Aleat instaloi gjithashtu një stendë në hollin e Tirana International ku një operator Aleat performoi aktivizime të letërnjoftimit ID për pjesëmarrësit në këtë forum. Një terminal vetëshërbimi u instalua për demonstrim të shërbimeve eALEAT nëpërmjet website të Aleat.