Mbyllja e Fushatës së Ndërgjegjësimit me Institucionet Publike - 20 maj 2015

Aleat Shpk, mbylli me sukses Fushatën e Ndërgjegjësimit me Institucionet Publike “ Nënshkrimi elektronik dhe shërbimet e besuara në Administratën Publike”, 20 maj 2015, në ambjentet e Qendrës Protik.

Kjo fushatë, e shtrirë në harkun kohor 15 prill 2015- 20 maj 2015, pati për qëllim ndëgjegjësimin e administratës publike në lidhje (DAP) me përfitimet nga shërbimet e reja të sigurta eALEAT, të cilat konsitojnë në shërbimet elektronike te besuara dhe nënshkrimin elektronik të kualifikuar.

Fushata e Ndërgjegjësimit me Institucionet Publike u realizua gjithsej në 11 sesione, me një numër total prej 209 punonjesish të administratës publike, nga më shumë se 70 institucione publike.

Përveç prezantimit të këtyre shërbimeve dhe pajisjeve të cilat do t’i bëjnë ato të aksesueshme, pjesëmarrësit bënë certifikimin e kartës së tyre, nëpërmjet operatores së pranishme në këtë fushatë. Në perfundim të fushatës, u realizuan gjithsej X certifikime.

Gjithashtu, u shperndanë 224 lexues të thjeshtë të certificatës elektronike ID për pjesëmarrësit në këto sesione.

Mbyllja e fushatës së ndërgjegjësimit me sektorin publik, shënon një fazë të re për shërbimet eALEAT, e cila do të pasohet nga fushata informuese dhe prezantimi të shërbimeve eALEAT me sektorin privat.