Java e Inovacionit, High-Tech Show, Tirana Expo Center - 11-13 Maj 2015

Të nderuar qytetarë,nga data 1 Korrik 2020, Aplikimi pranë zyrave Aleat për Letërnjoftim dhe Pasaportë Biometrike behet VETËM PAS REZERVIMIT ONLINE!

Ministri për Inovacionin dhe Administratën Publike, Znj. Milena HARITO për të dytin vit radhazi ka organizuar Javën e Inovacionit,10-17 maj 2015, High-Tech Show 11-13 maj 2015 në ambjentet e Tirana Expo Center.

Objektivi i kësaj jave dhe Panairi është promovimi i inovacionit teknologjik në sektorët publik dhe privat.

Aleat Shpk, u prezantua si një ndër pjesëmarrësit e këtij eventi, në vijim të Fushatës Informuese me Institucionet Publike “Nënshkrimi Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Administratën Publike“.

Qëllimi i pjesëmarrjes është lançimi dhe prezantimi me shërbimet e besuara të identitetit eALEAT nëpërmjet Letërnjoftimit, jo vetëm për administratën publike, por edhe për bizneset si dhe qytetarët, të interesuar për të përfituar nga shërbimet e reja, si:

  • Autentifikim,
  • Autentifikim + të dhëna
  • Nënshkrim elektronik
     

Shërbimet eALEAT, u prezantua në dy stenda në panairin High Tech Show, ku u bë i mundur demostrimi dhe prezantimi i pajisjeve (Lexues Karte me PIN të Sigurtë dhe me Shenja Gishtash - MSO), të cilat njohin dhe lejojnë transferimin e të dhënave të Letërnjoftimit ID nëpërmjet vendosjes së kodit PIN ose shenjave të gishtave. 

Gjithashtu, me anë të dy operatorëve Aleat, u mundësua çertifikimi i Letërnjoftimit ID, për të gjithë zotëruesit e Letërnjoftimit elektonik ID të pajisur para vitit 2014, të cilët ishin të pranishëm në këtë event. Gjithsej u aktivizuan 68 Letërnjoftime. 

Demostrimi i funksionimit të këtyre shërbimeve konsiston në transferimin e të dhënave nëpërmjet platformës eALEAT, që bëjnë të aksesueshme shumë nga platformat dixhitale, një pjesë e të cilave është lançuar tashmë nga administrata publike, siç është portali qeveritar e-Albania.

Zv. Kryeministri Z. Niko PELESHI dhe Ministri për Inovacionin dhe Administratën Publike Znj. Milena HARITO, gjithashtu vizituan stendën e Aleat Shpk duke bërë certifikimin e Letërnjoftimit Elektronik ID, si dhe për t’u njohur me përfitimet që ofron ky shërbim.