Java e Inovacionit, Inovacioni ne Sektorin Bankar – 14 maj 2015

Aleat Shpk, në kuadër të Javës së Inovacionit, ka marrë pjesë në konferencën “Inovacioni në Sektorin Bankar”, organizuar në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe Shoqatën Shqiptare të Bankave , më 14 maj 2015 në ambjentet e Bankës së Shqipërisë.

I ftuar në këtë konferencë, ka qenë gjithashtu prezent Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, znj. Milena HARITO.

Ky aktivitet kishte për qëllim promovimin e shërbimeve dhe produkteve inovatore në sektorin financiar në vendin tonë.

Përgjatë konferencës, u theksuan përfitimet e inovacionit teknologjik në sektorin bankar, në funksion të të cilit eALEAT ka lançuar shërbimet elektronike të sigurta të identitetit, nëpërmjet nënshkrimit elektronik të kualifikuar si dhe autentifikimit përmes kodit PIN ose Shenjës së Gishtave.

Dy banka të nivelit të dytë, Societe Generale Bank si dhe Banka Ndërkombëtare Tregtare (ICB), janë të parat banka të cilat kanë përqafuar inovacionet teknologjike të platformës eALEAT. Dita e Sektorit Bankar në Javën e Inovacionit u finalizua me firmosjen e Memorandumit të Mirëkuptimit midis Societe Generale Bank dhe Aleat.

Vëmendje e veçantë iu kushtua shërbimeve të platformës eALEAT, në fjalimin e Z. Radoy STOYANOV, Zv.CEO Societe Generale Bank, me temë “Inovacioni në Sigurinë Dixhitale dhe Përvojat e Klientit”.

Për më tepër klikoni në linkun: Societe Generale

Shërbimet eALEAT ishin gjithashtu fokusi i prezantimit të Z. Gideon VAN DEN BROEK, CEO i Bankës ICB me temë “Shërbimet eALEAT të nënshkrimit dhe verifikimit në procedurat e bankës ICB”, vijimësia e të cilit do të jetë edhe firmosja e Memorandumit të Mirëkuptimit në ditet ne vazhdim.