Fushata Informuese me Sektorin Privat - 26 maj 2015

Aleat Shpk, nisi Fushatën Informuese me Sektorin Privat “Nënshkrimi elektronik dhe shërbimet e besuara në Sektorin Privat”, sesionet mbahen në ambjentet e Qendrës Protik nga data 26 maj - 16 qershor 2015.

Seanca e parë u zhvillua më 26 maj 2015, dhe pati si qëllim informimin e sektorit privat në lidhje me përfitimet nga shërbimet e reja të sigurta eALEAT, të cilat lejojnë perdorimin e shërbimeve elektronike të besuara dhe nënshkrim elektronik të kualifikuar me anë të Letërnjoftimit biometrik.

Fushata Informuese me Sektorin Privat do të fokusohet në sektorin bankar, sektorin e telekomunikacionit, sektorin e teknologjisë së informacionit, edukimin e lartë dhe të mesëm, shërbimet në spitalet private dhe ato publike, sigurimet private dhe të tjera.

Gjatë këtyre sesioneve do të demonstrohen mënyra se si përdoren eShërbimet Aleat nëpërmjet Letërnjoftimit biometrik dhe se si mund të përfitojnë këto biznese në sherbimet e tyre, lehtësi, siguri dhe cilësi. Pjesëmarrësve ju ofrohet edhe certifikim i Letërnjoftimit Elektronik, me anë të operatores Aleat, për të mund të përdorur shërbimet elektronike. Gjithashtu pjesëmarrësve ju shpërndahet falas një Lexues karte i thjeshtë.

Ftojmë bizneset të konfirmojnë pjesëmarrjen në adresën e email-it: info@protik.org.

Sektorët e ftuar janë:

  • Banka, Institucione Mikrofinanciare, etj
  • Telekomunikacion, etj,
  • ICT etj,
  • Sigurimet Private
  • Universitetet, etj, 
  • Spitalet Private, etj,

Adresa e Sesioneve: Protik, Rr. Papa Gjon Pali II, Nr. 3, Kati 2, Tiranë, Shqipëri.