Eventi “Eksperienca e Përdoruesit” me klientët e QKR 03-05 qershor 2015

Aleat Shpk, nisi eventin “Eksperienca e Përdoruesit”, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR), e cila ka një kohëzgjatje 03-05 qershor 2015, në ambjentet e Qendrës Protik.

Qëllimi i këtij eventi është testimi dhe konkretizimi me shembuj praktikë i shërbimeve eALEAT (autentifikim i sigurtë dhe nënshkrim elektronik) në procedurat që bizneset kryejnë në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania (www.e-albania.al).

Pjesëmarrës në këtë event janë biznese të ftuar nga sektori privat, për t’u njohur nga afër me lehtësirat që shërbimet eALEAT ofrojnë për bizneset, nëpërmjet përdorimit të Letërnjoftimit Elektronik për autentifikim dhe nënshkrim elektronik.

Falë përdorimit të shërbimeve eALEAT, shënohet një hap para drejt dixhitalizimit të procedurave që një biznes duhet të ndjekë për regjistrimin e tij në QKR, për tërheqjen e ekstraktit historik për pjesëmarrje në tendera, deklarimin e bilanceve online si dhe një sërë shërbimesh të cilat më parë kërkonin paraqitjen fizikisht të individëve në zyrat përkatese të QKR.

Për të ilustruar se si shërbimet eALEAT lëhtësojnë përdorimin e shërbimeve të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR), Aleat vuri në dispozicion një operatore për certifikimin e Letërnjoftimit Elektronik ID të pjesëmarrësve, si dhe shpërndau falas për ta Lexues Karte me PIN të Sigurtë.