Mbyllja e Eventit “Eksperienca e Përdoruesit” me klientët e QKR - 03-05 qershor 2015

Aleat Shpk, mbylli eventin “Eksperienca e Përdoruesit”, të organizuar në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR), që u zhvillua në harkun kohor 03-11 qershor 2015, në laboratorin e Qendrës Protik.

Qëllimi i këtyre sesioneve ishte prezantimi i shërbimeve të reja elektronike të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, duke u loguar në platformën qeveritare eAlbania, të cilat do të bëhen gjithashtu të aksesueshme duke përdorur shërbimet eALEAT si dhe pajisjet fizike Aleat që bëjnë të realizueshme këto shërbime.

Aleat, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit QKR, realizoi pesë sesione, në të cilat morën pjesë 82 biznese të ftuar nga QKR. Në këto sesione u bë prezantimi i shërbimeve eALEAT për të ftuarit, për të testuar më tej shërbimet të cilat QKR i ofron elektronikisht për të gjithë bizneset e regjistruar pranë zyrave të saj.

Përgjatë këtyre sesioneve, u shpërndanë në total një numër prej 74 PIN Pad Card Readers, paisje lexuese të letërnjoftimit eID, të cilat funksionojnë duke vendosur kodin PIN dhe realizojnë autentifikim dhe nënshkrim elektronik.

Gjithashtu, pjesëmarrësit me letërnjoftim jo të cerifikuar, bënë aktivizimin e tyre (në total 56 aktivizime).

Në kuadër të bashkëpunimit me QKR, për të rritur efikasitetin dhe përdormin e shërbimeve të këtij institucioni, Aleat që prej ditës së hënë do të vendosë në dispozicion një operatore në sportelet e QKR, në mënyrë që individët të bëjnë certifikimin e letërnjoftimeve të tyre.