Eventi për Mbylljen e Fushatës Informuese “Nënshkrimi Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Sektorin Privat” - 16 qershor 2015

Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, znj.Milena HARITO, organizoi eventin e mbylljes së Fushatës Informuese  “Nënshkrimi Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Institucionet Private”, në bashkëpunim me Aleat dhe Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) , në ambjentet e sallës Europa, më 16 qershor 2015.

Ky event u organizua për të përmbyllur ciklin e fushatave informuese me sektorin privat, të organizuar nga Aleat, për të promovuar si dhe per të informuar institucionet private në lidhje me Shërbimet e besuara elektronike Aleat (autentifikim dhe nënshkrim elektronik). Pjese e Fushates Informuese me Sektorin Privat, ka qene edhe bashkepunimi me QKR, permes fushatave ‘Ekperienca e perdoruesit’  të cilat syonin te prezantonin se si sherbimet eALEAT lehtesojne përdormin e shërbimeve publike elektronike te QKR (tërheqjen e ekstraktit historik, deklarimin e bilanceve online, etj.).

Pjesëmarrës në këtë event ishin përfaqësues nga biznese të ndryshme private, të cilat do të mund të përfitojnë nga shërbimet elektronike të lancuara nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR).
Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, znj.Milena HARITO, në fjalimin e mbajtur theksoi përfitimet që shërbimet eALEAT sjellin për institucionet publike si dhe ato private, duke lehtësuar ndërveprimin midis tyre.
Gjithashtu, CEO i Aleat, z. Jean Alain JOUAN, mbajti një fjalim falenderues për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, znj.Milena HARITO, për integrimin e sherbimeve eALEAT në shërbimet e ofruara nga sektorin publik dhe privat. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, znj. Vasilika VJERO, Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, në fjalimin e saj vuri në dukje se si do të integrohen shërbimet eALEAT dhe shërbimet online të QKR (të lancuar në portalin qeveritar eALBANIA), duke lehtësuar procedurat për bizneset private.

Aleat mundësoi gjithashtu edhe vendosjen në këtë sallë të një operatori për certifikimin e Letërnjoftimit Elektronik ID. 

Gjithashtu u shpërndanë falas pajisjet lexuese të Letërnjoftimit elektronik ID, lexues të thjeshtë si dhe PINpad me vendosjen e kodit PIN.