Projekti “Clean Score” për transparencën e vlerësimit të studentëve - 06 Qershor 2016

Ka nisur bashkëpunimi mes Fondacionit Shqiptaro–Amerikan për Zhvillim, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Rektoratit të Universitetit të Tiranës si edhe Universitetit Europian të Tiranës për fillimin e Projektit “Clean Score” në 6 qershor 2016 në ambjentet e Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranës.

Qëllimi i këtij projekti fokusohet në vlerësimin transparent automatik të studentëve si edhe mësimdhënien sipas moduleve bashkëkohore të miratuara dhe adoptuara në shqip.

Pjesë e projektit është edhe identifikimi i sigurtë i studentëve nëpërmjet Letërnjoftimit biometrik, ku brenda 2.5 viteve të projektit do të identifikohen rreth 2000 studentë nëpërmjet leximit elektronik të Letërnjoftimit. Identifikimi i studentëve nëpërmjet Letërnjoftimit Biometrik do të lërë gjurmë në sistem dhe do të kryhet në kohë reale online nëpërmjet Platformës eALEAT. 

Ky projekt përfshin 10 libra të standardeve ndërkombëtare; testimin nëpërmjet bankave të pyetjeve elektronike për 15 lëndë në dy universitetet, publikë dhe privatë, si dhe përdorimin e teknologjisë CleanScore për vlerësimin e provimit të studentëve.