Të nderuar qytetarë, Aleat ka kënaqësinë të prezantojë shërbimin më të ri të kontrollit të statusit të aplikimit tuaj. Në seksionin “KONTROLLO APLIKIMIN” në faqen web të Aleat, do të keni mundësinë të kontrolloni nëse dokumenti juaj biometrik për të cilin keni aplikuar është gati për t’u tërhequr. Mjafton të klikoni në linkun “https://www.aleat.al/al/check-status/CheckStatusForm”, të vendosni numrin e aplikimit i cili gjëndet në faturen e aplikimit dhe do t’ju shfaqet informacioni përkatës. Linkun për seksionin “Kontrollo Aplikimin” mund ta gjeni edhe duke skanuar kodin e mëposhtëm QR:
