Në 30 Qershor 2022, Kompania Aleat në bashkëpunim me Ministrinë per Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrinë e Brendshme, përfundoi me sukses procesin e hapjes së zyres së aplikimit për shërbimin e Dokumenteve Biometrike në Ambasaden Shqiptare në Ottawa.
Shërbimi i Pasaportave ka startuar në Ambasada që në vitin 2011 (ne Ambasaden Shqiptare në Athinë) dhe është zgjeruar në mënyrë progresive në 15 zyra Konsullore në qershor 2022 (Ambasada Shqiptare në Ottawa).
Aktualisht shërbimi i pajisjes me dokumente biometrike për shtetasit shqiptarë është i mundshëm në 9 Ambasada dhe 6 Konsullata të Republikës së Shqipërise të listuara me poshtë:
- Ambasada Shqiptare në Athinë
- Konsullata Shqiptare në Selanik
- Ambasada Shqiptare në Romë
- Konsullata Shqiptare në Milano
- Konsullata Shqiptare në Bari
- Ambasada Shqiptare në Bruksel
- Ambasada Shqiptare në Londër
- Ambasada Shqiptare në Mynih
- Konsullata Shqiptare në Berlin
- Ambasada Shqiptare në Paris
- Ambasada Shhqiptare në Stokholm
- Ambasada Shqiptare në Vjenë
- Konsullata Shqiptare në New York
- Konsullata Shqiptare në Stamboll
- Ambasada Shqiptare në Ottawa