Informacion i përgjithshëm rreth Pasaportës Biometrike Shqiptare - në Shqipëri
Informacion i përgjithshëm rreth Pasaportës Biometrike Shqiptare - në Ambasada/Konsullata
Informacion i përgjithshëm rreth Pasaportës Biometrike Shqiptare
- Vlefshmëria e pasaportës është 10 vjet për të rritur ndërsa 5 vjet për qytetarët nën 16 vjeç.
- Për shtetasit shqiptarë të cilët kanë mbushur 16 vjeç kërkohet njëkohësisht aplikim për Letërnjoftim Elektronik në rast se nuk ka një të tillë.
- Shtetasit nën moshën 16 vjeç duhet të kryejnë procedurat për aplikim dhe tërheqjen e pasaportës biometrike në baze të udhezimeve ligjore përkatese: https://qbz.gov.al/eli/udhezim/2020/09/02/289
- Përpara aplikimit për pasaportë biometrike me proces normal apo me procedurë të përshpejtuar shtetasi plotëson online formularin e vetëdeklarimit në komisariatin e policisë që ka në juridiksionin e tij njësinë e qeverisjes vendore në të cilën ai është i regjistruar dhe bën deklarimin përkatës për rastin e aplikimit. Formulari i vetëdeklarimit të Policisë për lëshim ose rinovim të pasaportës, bëhet elektronikisht në adresën e shërbimit: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13851, në portalin e-Albania.
- Aplikanti duhet të jetë prezent në Aplikim.
- Procesi i Aplikimit dhe Shpërndarjes mund të ndryshojë sipas legjislacionit në fuqi. Ju lutemi konsultohuni me legjislacionin ne fuqi, Ministrinë e Brendshme/Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë për proceset më të fundit
Hapat për pajisje me Pasaportë Biometrike - në Shqipëri:
- Zyra të Postës Shqiptare sh.a. - Blerje kuponi
- Komisariati i Policisë - Formular i Vetëdeklarimit
- Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) - Aplikimi
- Zyra Aleat (Komisariati i Policisë) – Shpërndarja
1. Zyra të Postës Shqiptare sh.a. - Blerje kuponi
- Kupon për pasaportë me vlerë prej 7 500 Lekë (15 ditë).
- Kupon për pasaportë me aplikim të përshpejtuar me vlerë prej 18 000 Lekë (2-3 ditë).
2. Komisariati i Policisë - Formular i Vetëdeklarimit
Formulari i vetëdeklarimit të Policisë për lëshim ose rinovim të pasaportës, bëhet elektronikisht në adresën e shërbimit: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13851, në portalin e-Albania, dhe pas marrjes së miratimit nga Policia do të mund të rezervoni daten dhe orën për takimin në Zyrat Aleat.
Formulari i vetëdeklarimit të policisë kerkohet vetem ne keto raste :
- Aplikim hera e parë për pasaportë biometrike
- Riaplikim për pasaportë biometrike të leshuar deri në 31 Dhjetor 2011
Shënim: Formulari i vetëdeklarimit dërgohet fizikisht ose elektronikisht nga komisariati i policisë në zyrën e Gjendjes Civile në të cilën qytetari do të bëjë aplikimin për pasaportë biometrike.
3. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) - Aplikimi
- Aplikimi për pasaportë bëhet në çdo Bashki/Njësi Administrative që ka zyrë Aleat në të cilin qytetari është i regjistruar. (Shiko në Hartë)
- Aplikimi për pasaportë biometrike me procedurë të përshpejtuar bëhet në zyrat e aplikimit të përcaktuara. (Shiko në Hartë)
Procesi i Aplikimit në rast kur Pasaporta Biometrike është për herë të pare:
- Blerja e kuponit në Postë
- Letërnjoftim elektronik i vlefshëm – ose aplikon në të njëten kohë me pasaportën biometrike
- Formulari i vetëdeklarimit të policies (elektronikisht ne eAlbania)
- Rezervimin e takimit në faqen rezervo.aleat.al
- Paraqituni në zyrën e aplikimit Aleat në orën/datën e caktuar
Procesi i Aplikimit në rast humbje/vjedhje të Pasaportës Biometrike
- Blerja e kuponit në Postë
- Letërnjoftim elektronik i vlefshëm – ose aplikon në të njëten kohë me pasaportën biometrike
- Raport Policie origjinal për humbje/vjedhje të Pasaportës me të dhëna të sakta të dokumentit/qytetarit – ky raport merret nga Gjenjda Civile ose komisariati i policisë (https://qbz.gov.al/eli/udhezim/2020/09/02/289)
- Formulari i vetëdeklarimit të policisë (nëse pasaporta e mëparshme e prodhuar dhe humbur/vjedhur është deri në 31 Dhjetor 2011)
- Rezervimin e takimit në faqen rezervo.aleat.al
- Paraqituni në zyrën e aplikimit Aleat në orën/datën e caktuar
Shenim: Nëse shtetasi ka pasaportë të sekuestruar, ai duhet të paraqesë raportin e sekuestrimit sipas udhëzimeve ligjore të Policisë së Shtetit.
Procesi i Aplikimit në rast humbje të Pasaportës Biometrike (në Shqipëri) dhe dokumentat e kërkuar në shtim të hapave të mësipërm:
- Raport Policie origjinal për humbje/vjedhje të Pasaportës me të dhëna të sakta të dokumentit/qytetarit.
Procesi i Aplikimit në rast ndryshimi të dhënash, dëmtim, rinovim të Pasaportës Biometrike
- Blerja e kuponit në Postë
- Letërnjoftim elektronik i vlefshëm – ose aplikon në të njëten kohë me pasaportën biometrike
- Pasaportë Biometrike origjinale - që dëmtohet nga ALEAT në momentin e aplikimit duke prerë shiritin MRZ*
- Formulari i vetëdeklarimit të policisë (nëse pasaporta e mëparshme e prodhuar është deri në 31 Dhjetor 2011)
- Rezervimin e takimit në faqen rezervo.aleat.al
- Paraqituni në zyrën e aplikimit Aleat në orën/datën e caktuar
MRZ* Machine Readable Zone
4. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) - Shpërndarja
- Tërheqja e pasaportës bëhet në Rajonin e Policisë/Komisariatin e Qytetit nën juridiksion, nga aplikanti ose me prokurë sikurse në aplikim.
- Afati kohor i prodhimit të pasaportës është 15 ditë dhe për pasaportë me procedurë të përshpejtuar 2-3 ditë (përjashtohen ditët pushim të festave zyrtare). Në rast dokumentacioni gabim, koha e prodhimit zgjat më shumë ditë.
Shënim: Vetëm hapat 3 dhe 4 menaxhohen nga kompania Aleat. Aleat përkushtohet që në këto dy faza të realizohen më së miri dhe në mënyrë më efektive të gjitha proceset e kërkuara.
Informacion i përgjithshëm rreth Pasaportës Biometrike Shqiptare - në Ambasada/Konsullata :
Shtetasit që aplikojnë në Ambasada/Konsullata Shqipëtare duhet të informohen mbi procedurat e aplikimit për dokumente biometrike (Letërnjftim dhe Pasaportë) në: https://ambasadaime.gov.al/shko/.
Aplikimi per dokumente biometrike behet në 14 Ambasada/Konsullata Shqipëtare (Shiko në Hartë).
Çmimi i kuponëve per pasaporte në Ambasada/Konsullata Shqipëtare
Kuponi I Pasaportës Biometrike
|
Shteti |
Çmimi |
Vendet Kufitare me Shqipërinë |
Greqi |
€ 130 |
|
Itali |
|
|
Belgjikë |
|
|
Francë |
|
Vendet Evropiane |
Gjermani |
|
|
Austri |
€ 170 |
|
Suedi |
|
|
Turqi |
|
|
Mbretëri e Bashkuar |
£ 144 |
Amerika Veriore |
SHBA |
$ 240 |