Informacion i përgjithshëm rreth Pasaportës Biometrike Shqiptare (në Shqipëri)
Informacion i përgjithshëm rreth Pasaportës Biometrike Shqiptare (në Ambasada/Konsullata)
Informacion i përgjithshëm rreth Pasaportës Biometrike Shqiptare (në Shqipëri)
- Vlefshmëria e pasaportës është 10 vjet për të rritur ndërsa 5 vjet për qytetarët nën 16 vjeç.
- Për shtetasit shqiptarë të cilët kanë mbushur 16 vjeç kërkohet njëkohësisht aplikim për Letërnjoftim Elektronik në rast se nuk ka një të tillë.
- Shtetasit nën moshën 16 vjeç duhet të kryejnë procedurat për aplikim dhe tërheqjen e pasaportave biometrike në prani të prindit, kujdestarit ligjor ose personave të autorizuar me prokurë të posaçme prej tyre.
- Përpara aplikimit për pasaportë biometrike me proces normal apo me procedurë të përshpejtuar shtetasi plotëson formularin e vetëdeklarimit në komisariatin e policisë që ka në juridiksionin e tij njësinë e qeverisjes vendore në të cilën ai është i regjistruar dhe bën deklarimin përkatës për rastin e aplikimit.
- Aplikanti duhet të jetë prezent në Aplikim.
- Shënim i përgjithshëm: Procesi i Aplikimit dhe Shpërndarjes mund të ndryshojë sipas legjislacionit në fuqi. Ju lutemi konsultoni legjislacionin dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të Shqipërisë për proceset më të fundit.
Hapat për pajisje me Pasaportë Biometrike (në Shqipëri):
0. Regjistri Civil Kombëtar (RGJC) - Kontrolli i të dhënave personale
1. Zyra të Postës Shqiptare sh.a. - Blerje kuponi
2. Komisariati i Policisë - Formular i Vetëdeklarimit
3. Regjistri Civil Kombëtar (RGJC) - Regjistrimi i të dhënave personale për aplikim
4. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) - Aplikimi
5. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) - Shpërndarja
0. Regjistri Civil Kombëtar (RGJC) - Kontrolli i të dhënave personale
- Para aplikimit qytetari paraqitet në Zyrën e Gjendjes Civile, pranë të cilës do të riaplikojë për pasaportë dhe verifikon saktësinë e të dhënave personale.
1. Zyra të Postës Shqiptare sh.a. - Blerje kuponi
- Kupon për pasaportë me vlerë prej 7 500 Lekë (15 ditë kalendarike).
- Kupon për pasaportë me aplikim të përshpejtuar me vlerë prej 18 000 Lekë (2-3 ditë kalendarike).
2. Komisariati i Policisë - Formular i Vetëdeklarimit
- Formulari i vetëdeklarimit të policisë për pajisje me pasaportë për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Për plotësimin e formularit të vetëdeklarimit, shtetasi duhet të paraqesë në komisariatin përkatës këto dokumente:
- Kupon aplikimi,
- Dokumente identifikimi me fotografi (letërnjoftim, certifikatë me fotografi për shtetasit nën 16 vjeç, etj, nëse disponohen për shtetasit mbi 16 vjeç),
- Dy fotografi portret të përmasave 4 x 5 cm.
Shënim: Formulari i vetëdeklarimit dërgohet me shkresë përcjellëse zyrtarisht nga ana e komisariatit të policisë në Zyrën e Gjendjes Civile në të cilën qytetari do të bëjë aplikimin për pasaportë biometrike.
3. Regjistri Civil Kombëtar (RGJC) - Regjistrimi i të dhënave personale për aplikim
- Formulari i vetëdeklarimit në Polici (Hapi 2).
- Dokument identifikimi (Certifikata e lindjes, Letërnjoftim, Certifikata e shtetësisë; etj).
4. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) - Aplikimi
- Shtetasit nën moshën 16 vjeç duhet të kryejnë procedurat për aplikim dhe tërheqjen e pasaportave biometrike në prani të prindit, kujdestarit ligjor ose personave të autorizuar me prokurë të posaçme prej tyre.
- Aplikimi për pasaportë bëhet në çdo Bashki/Minibashki apo Komunë që ka zyrë aplikimi në të cilin qytetari është i regjistruar. (Shiko në Hartë)
- Aplikimi për pasaportë biometrike me procedurë të përshpejtuar bëhet në zyrat e aplikimit të përcaktuara, të cilat janë: 15 qytetet në qendrat e qarkut, me përjashtim të Tiranës që e ofron në 4 njësitë bashkiake 3, 5, 6, 10. (Shiko në Hartë)
5. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) - Shpërndarja
- Tërheqja e pasaportës bëhet në Rajonin e Policisë/Komisariatin e Qytetit nën juridiksion, nga aplikanti ose me prokurë sikurse në aplikim.
- Afati kohor i prodhimit të pasaportës është 15 ditë kalendarike në Shqipëri dhe për pasaportë me procedurë të përshpejtuar 2-3 ditë kalendarike (përjashtohen ditët pushim të festave zyrtare). Përveçse në rast mungese dokumentacioni, koha e prodhimit zgjat më shumë ditë.
Shënim: Vetëm hapat 4 dhe 5 menaxhohen nga kompania Aleat. Aleat i përkushtohet të dyja fazave që të realizohen më së miri dhe në mënyrë më efektive.
Procesi i Aplikimit në rast humbje të Pasaportës Biometrike (në Shqipëri) dhe dokumentat e kërkuar në shtim të hapave të mësipërm:
- Raport Policie origjinal për humbje/vjedhje të Pasaportës me të dhëna të sakta të dokumentit/qytetarit.
Procesi i Aplikimit në rast ndryshimi të dhënash, dëmtim, rinovim të Pasaportës Biometrike (në Shqipëri) dhe dokumentat e kërkuar në shtim të hapave të mësipërm:
- Pasaportë Biometrike origjinale.
Informacion i përgjithshëm rreth Pasaportës Biometrike Shqiptare (në Ambasada/Konsullata)
- Vlefshmëria e pasaportës është 10 vjet për të rritur ndërsa 5 vjet për qytetarët nën 16 vjeç.
- Aplikanti duhet të jetë prezent në Aplikim.
- Shtetasit nën moshën 16 vjeç duhet të kryejnë procedurat për aplikim dhe tërheqjen e pasaportave biometrike në prani të prindit, kujdestarit ligjor ose personave të autorizuar me prokurë të posaçme prej tyre.
- Për shtetasit shqiptarë të cilët kanë mbushur 16 vjeç kërkohet njëkohësisht aplikim për Letërnjoftim Biometrik në rast se nuk ka një të tillë, e ka humbur apo dëmtuar.
- Të gjitha hapat për pajisje me dokument kryhen pranë zyrës së Ambasadës/Konsullatës.
- Nuk ka aplikim me procedurë të përshpejtuar për pasaportë biometrike.
- Shënim i përgjithshëm: Procesi i Aplikimit dhe Shpërndarjes mund të ndryshojë sipas legjislacionit në fuqi. Ju lutemi konsultoni legjislacionin dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme/Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë për proceset më të fundit.
Hapat për pajisje me Pasaportë Biometrike (jo në Shqipëri) pranë shërbimit të Konsullit:
- Regjistrimi/Kontrolli i të dhënave personale - Regjistri Civil Kombëtar (RGJC)
- Blerje kuponi
- Aplikimi
- Shpërndarja
1. Regjistrimi/Kontrolli i të dhënave personale - Regjistri Civil Kombëtar (RGJC)
- Para aplikimit qytetari paraqitet në Zyrën e Konsullit, pranë të cilës do të aplikojë për pasaportë biometrike dhe verifikon saktësinë e të dhënave personale. (Shiko në Hartë)
- Dokument identifikimi (Certifikata e lindjes, Letërnjoftim, Certifikata e shtetësisë; etj).
- Shtetasit nën moshën 16 vjeç duhet të kryejnë procedurat për aplikim dhe tërheqjen e pasaportave biometrike në prani të prindit, kujdestarit ligjor ose personave të autorizuar me prokurë të posaçme prej tyre.
2. Blerje kuponi
- Kupon për pasaportë me vlerë (Greqi, Itali 130€),(Belgjikë, Zvicër 170€),(Angli 144£), (USA $240).
3. Aplikimi
- Aplikimi për Pasaportë kryhet pranë çdo Ambasade/Konsullate ku ka një zyrë aplikimi. (Shiko në Hartë)
- Aplikimi për pasaportë për të gjithë qytetarët shqiptarë bëhet njëkohësisht me aplikimin për letërnjoftim elektronik në rast se qytetari nuk e zotëron atë.
4. Shpërndarja
- Tërheqja e Pasaportës bëhet në zyrën e aplikimit, nga aplikanti apo nga një person i autorizuar me dokument për tërheqje.
- Afati kohor i prodhimit të pasaportës është 3-4 javë në varësi të logjistikës së Ambasadës/Konsullatës. Përveçse në rast mungese dokumentacioni, koha e prodhimit zgjat më shumë ditë.
Procesi i Aplikimit në rast humbje të Pasaportës Biometrike (jo në Shqipëri) dhe dokumentat e kërkuar në shtim të hapave të mësipërm:
- Raport Policie origjinal për humbje/vjedhje të Pasaportës e përkthyer dhe legalizuar sipas proceseve të vendit me vulë apostile (ndërsa Greqi, Bruksel me vulë të Ministrisë së Jashtme).
Procesi i Aplikimit në rast ndryshimi të dhënash, dëmtim, rinovim të Pasaportës Biometrike (jo në Shqipëri) dhe dokumentat e kërkuar në shtim të hapave të mësipërm:
- Pasaportë Biometrike origjinale.