Përdorimi i eALEAT

Lexues Karte Personal & Biznesi (Për përdorim vetjak: i Thjeshtë & PIN i Sigurtë; Për Biznese: Biometrik, Lexues në sportel, MTAB)

Një kompjuter, një lexues karte, sigurisht edhe Karta elektronike Shqiptare (eID) me Kodin PIN ose shenjat e gishtave, kjo është gjithçka që ju nevojitet për të pasur avantazhet e shërbimit eID.

Për të përdorur elektronikisht kartën tuaj të identitetit, juve ju nevojitet një lexues karte. Lexuesi i kartës lejon që kompjuteri të komunikojë me mikroçipin në Kartën tuaj ID.

Në informacionin e mëposhtëm do të gjeni:

  • Llojet e lexuesve të kartave të përshtatshëm për ju dhe për biznesin tuaj; 
  • Me cilin sistem operues mund të përdorni kartën tuaj eID;
  • Si të ngarkohet apo instalohet Lexuesi i Kartës; 
  • Përse Kodi PIN është i rëndësishëm dhe si ta përdorni atë;
  • Ku mund të gjenden lexuesit e kartës.

Në shtëpi, zyrë apo në sportelin e një dyqani ju mund të gjeni Shërbimet e Identitetit eALEAT që bëhen të mundur nëpërmjet Lexuesve të Kartës, të cilat lexojnë çip-in e Kartës ID. eShërbimet përdoren nëpërmjet Lexuesve të besueshëm të Kartave eAleat. Pajisje të tilla do të sigurohen nga Aleat për tregun Shqiptar në dyqanet Vodafone. 

Këto jane lloje të ndryshëm Lexues Kartash:

  • Lloji më i zakonshëm është një lexues i thjeshtë karte i lidhur me kompjuterin tuaj nëpërmjet një porte USB. Ky lloj lexuesi nuk ka tastierë apo ekran, pasi kodin PIN mund ta vendosni nga tastiera e kompjuterit. Këtë lexues karte eALEAT mund ta blini në Dyqanet Vodafone. Gjithmonë kontrolloni që lexuesi i kartës të jetë i përshtatshëm për përdorimin e Kartave Shqiptare ID. 
  • Bizneset zakonisht zgjedhin një lexues karte me tastierë dhe/ose ekran. Ky lloj lexuesi është më i shtrenjtë, pasi ka edhe ‘Tastierën PIN’ – tastierën e vet për vendosjen e kodit PIN me siguri.
  • Për disa kompjuter personalë (laptop) ka lexues karte të instaluar në kompjuter. Ju lutemi kontrolloni nëse lexuesi i kartës është i përshtatshëm për Kartat Shqiptare eID. 
  • Gjithashtu ekszistojnë edhe pajisje të tjera, sic janë Tabletët, ku lexuesi i kartës është i instaluar në pajisje. Kodi PIN ose Përpuethshmëria me Shenjat e Gishtave bëhet në mënyrë të sigurtë nga ekrani.  

 

Lexuesit e Kartës së Kualifikuar eALEAT në Shqipëri

  • Për përdorim vetjak (shtëpi):

Figura 1: Pëdorim vetjak (Shtëpi) – Lexuesi i Kartës i Thjeshtë 
 
              
         
                             
 

           Figura 2: Përdorim vetjak (Shtëpi) - Lexuesi i Kartës me PIN i sigurtë             

 

  • Per Bizneset: 


Figura 3: Biznes – Lexuesi Biometrik i Kartës   
 

Figura 4: Biznes – Lexues Karte në Tabletin Morpho

 

Ku mund t’i blej lexuesit e Kartës?

Lexuesit e Kartës eALEAT shiten në dyqanet Vodafone në Shqipëri. Te lutem shiko më poshtë në Google Map, dyqanet Vodafone ku mund të gjenden lexuesit e Kartës eAleat. 


Figura 5: Lexuesit e Kartës eALEAT të paketuar– Gati për SHITJE

 

Ndihmë Teknike se si instalohet

Në çdo dyqan Vodafone, personi i shitjeve është i trajnuar dhe do të shpjegojë se si të instalojë Lexuesin e Kartës. Të lutem referoju tek dokumentacioni i Përdorimit që ndodhet brënda Paketimit të Lexuesit të Kartës. 

Lutemi të lexoni me kujdes dokumentin e shkarkueshëm ketu. 

 Lexues Kart i Thjeshtë - Manual Përdorimi 

 Lexues Karte PIN i sigurtë - Manual Përdorimi

 MSO Manual Instalimi

 Driver i Lexuesit të Kartës me PIN i sigurtë për sistem 64bit  

 Driver i Lexuesit të Kartës me PIN i sigurtë për sistem 32bit

 Driver i MSO për sistem 64bit  

 Driver i MSO për sistem 32bit

Kërkuesit dhe Pajtueshmëria e Sistemit Operativ me Shërbimet eALEAT:

Aktualisht, Shërbimet eALEAT funksionojnë me Windoës XP dhe Windows 7 Sisteme Operimi dhe me kërkuesit vijues (Internet Explorer, Mozilla Firefox dhe Google Chrome). Lutemi të konsultoni këtë seksion për më shumë informacion në përditësimet aktuale.

  • Windows 7
  • Internet Explorer
  • Mozilla Firefox
  • Google Chrome

 

Si funksionon?

Lexuesi i thjeshtë i Kartës eALEAT është lehtë për t’u instaluar në çdo PC ose kompjuter personal. Nuk ka nevojë për driver (dokumenta) të tjerë, vetëm lidhni kabullin USB në PC/Laptop dhe bëhet i mundur funksioni me Platformën eALEAT. 

Figura 6: Vendosja e USB-se se Lexuesit të Kartës  

 

  Figura 7: Vendos Karten ID në Lexuesin e Kartës

 

Testo lexuesin e kartës tuaj dhe Shërbimet tek seksioni i Lexuesit të Kartës. Ky lexues Karte do të lexojë çip-in e Kartës Smart Shqiptare. Të lutem referojuni në foton e treguar mëposhtë, për të parë se në cilën anë duhet të vendoset Karta ID. 

 

Garancia e Produkti:

Aleat Sh.p.k. jep garanci 6 muaj nga data e blerjes sipas faturës. Mbani faturën dhe tregojeni produktin me faturë, në rast se keni ndonjë problem me Lexuesin, paraqituni në dyqanet e Vodafone ku është blerë.