Takim për aplikim kartë/pasaportë

Përpara se të rezervoni orarin e takimit, ju lutemi lexoni mbi procedurën e aplikimit për Dokumentet Biometrike!

 

KARTË IDENTITETI - Aplikojnë të gjithë shtetasit që kanë mbushur moshën 16 vjeç!

Shtetasit mund të aplikojnë për Kartë Identiteti (Afati kohor i prodhimit është 15 ditë kalendarike)

 

Për herë të pare:

  • Kuponi origjinal i blerë në Postë

Dokumenti ka skaduar, është dëmtuar apo ka ndryshim të dhënash si psh. mbiemri:

  • Kuponi origjinal i blerë në Postë.
  • Karta ID e vjetër, e cila mbahet nga ALEAT në momentin e aplikimit.

Dokumenti është i humbur, vjedhur, djegur apo është i sekuestruar:

  • Kuponi origjinal i blerë në Postë.
  • Vërtetimi i Vetëdeklarimit origjinal i lëshuar nga Komisariati i Policisë ose kopja e marrë nga eAlbania e firmosur elektronikisht për humbjen, vjedhjen etj.., të kartës së identitetit.

 

PASAPORTË - Aplikojnë të gjithë shtetasit Shqiptarë!

 

Shtetasit mund të aplikojnë për Pasaportë:

  • Me procedurë normale - Afati kohor i prodhimit të pasaportës është 15 ditë
  • Me procedurë të Përshpejtuar - Afati kohor i prodhimit të pasaportës është 2-3 ditë

 

Për fëmijet nën moshën 16 vjeç duhet të jetë prezent njëri nga prindërit, një person i Autorizuar me Prokurë ose kujdestari ligjor!

 

Për herë të parë:

  • Kuponi original (Normale / të Përshpejtuar) i blerë në Postë.
  • Formulari i Vetëdeklarimit i Policisë për aplikim Pasaporte*.
  • Kartë ID e vlefshme (për shtetasit mbi moshën 16 vjeç).

 

Dokumenti ka skaduar, është dëmtuar apo ka ndryshim të dhënash si psh. mbiemri etj..:

  • Kuponi original (Normale / të Përshpejtuar) i blerë në Postë,
  • Formulari i Vetëdeklarimit i Policisë për aplikim Pasaporte* (plotësohet vetëm nëse Pasaporta aktuale është lëshuar deri më 31 Dhjetor 2011),
  • Kartë ID e vlefshme (për shtetasit mbi moshën 16 vjeç),
  • Pasaporta e vjetër e cila do të nxirret jashtë përdorimit gjatë aplikimit. 

 

Dokumenti është i humbur, vjedhur, djegur apo është i sekuestruar:

  • Kuponi origjinal (Normale / të Përshpejtuar) i blerë në Postë.
  • Formulari i Vetëdeklarimit i Policisë për aplikim Pasaporte*.(lexoni informacionin ne fund te faqes nese duhet ta plotesoni),
  • Kartë ID e vlefshme (për shtetasit mbi moshën 16 vjeç).
  • Vërtetimi i Vetëdeklarimit origjinal i lëshuar nga Komisariati i Policisë ose kopja e marrë nga eAlbania e firmosur elektronikisht për humbjen, vjedhjen etj.., të Pasaportës.

 

KARTË IDENTITETI DHE PASAPORTË (PËR TË DYJA) - aplikojnë shtetasit mbi 16 vjeç!

 

Referojuni hapave të mesipërm për Aplikimin e Pasaportës.

 

 

Vëmendje!

  • Nëse njëri nga elementët e mësipërm mungon, shtetasi nuk mund të kryejë procesin e Aplikimit!
  • Ju lutemi, paraqituni pranë Punonjësit të Gjendjes Civile për verifikimin e të dhënave, përpara se të kaloni për procedurën e Aplikimit tek Zyrat Aleat!
  • Nëse ju duhet informacion i mëtejshëm mbi procesin e aplikimit, ju lutemi vizitoni faqen Aleat: https://www.aleat.al/al.

 

Aplikimi i formularit për lëshim ose rinovim të pasaportës (Formulari i vetëdeklarimit të Policisë) bëhet elektronikisht në adresën e shërbimit: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13851  në portalin e-Albania, dhe pas marrjes së miratimit nga Policia do të mund të rezervoni daten dhe orën për takimin në Zyrat Aleat. Aplikimi i formularit kerkohet vetëm për shtetasit që aplikojnë për herë të parë dhe në rastet kur pasaporta aktuale është lëshuar deri më 31 Dhjetor 2011.

 

Klikoni më poshtë për të rezervuar takimin tuaj:

                       Takim për Kartë/Pasaportë aplikimi

Kushtet e Perdorimit: Ju jeni në dijeni dhe pranoni se gjatë procedurës së regjistrimit të takimit, ju do të na jepni informacionin personal për numrin e telefonit celular, emrin, mbiemrin si dhe numrin personal të identifikimit (NID). Aleat e përdor informacionin e mbledhur me qëllim ofrimin e shërbimit të rezervimit të takimit perfshire dhe dërgimin e SMS nga sistemi për konfirmimin e rezervimit të takimit. Të dhënat e mbledhura dhe të gjeneruara gjatë përdorimit të aplikacionit do të përdoren nga shoqëria Aleat për ofrimin e Shërbimit, e cila do t’i përpunojë ato në përputhje me ligjet Shqiptare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Aleat e ruan informacionin e mbledhur në mënyrë të sigurtë në serverat e tij, për 3 (tre) muaj pas datës së takimit. Të dhënat tuaja personale mblidhen dhe përpunohen nga shoqëria ALEAT Shpk (“ALEAT”), me NUIS K82018015V, me seli në adresën Rr. “Xhanfize Keko”, Tiranë, Shqipëri. Nëse keni pyetje në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale ose kërkesa për aksesin, korrigjimin apo fshirjen e të dhënave tuaja personale, ju lutem kontaktoni Personin e Kontaktit për Mbrojtjen e të Dhënave të ALEAT në adresën e postës elektronike contact@aleat.com. Me përdorimin e shërbimit dhe pranimin e këtyre kushteve, ju jepni pëlqimin dhe pranoni përdorimin nga ana jonë të të dhënave tuaja si më lartpërmendur..