Rreth Nesh

Aleat Offering the Services 

Në përputhje me kontratën e koncesionit, koncesionari ka themeluar kompaninë koncesionare Aleat Sh.pk (referuar si Aleat), një kompani me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar dhe që vepron në përputhje me legjislacionin shqiptar, të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit më 18 Gusht 2008, me numër unik identifikimi NIPT K82018015V, me seli në Rr. Xhanfize Keko, Tiranë, Shqipëri, e përfaqësuar sipas rregullit nga Z. Jean Alain JOUAN, në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv CEO.

 

Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë (referuar si Autoriteti), përfaqësuar rregullisht nga Ministri i Punëve të Brendshme Z. Fatmir Xhafaj.

Dhe

Grupimi vijues i shoqërive:

IDEMIA (njohur më parë nën emrin Sagem Security siç vërtetohet nga Certifikata e Regjistrimit të Biznesit në Francë), shoqëri aksionere, e regjistruar me seli në adresën 11, boulevard Gallieni, 92130 lssy-less Moulineaux, France, sot e përfaqësuar nga Z. Didier LAMOUCHE, i autorizuar rregullisht për qëllimet e kësaj kontrate në cilësinë e tij të Kryetarit të Bordit dhe Drejtorit Ekzekutiv CEO, 

dhe

Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërrmjarrjeve (AAEF), një organizatë jo fitim prurëse e themeluar sipas ligjeve të shtetit Delaware në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e regjistruar me seli në adresën 14 East 60th Street, Suite 407, New York, NY 10022 USA, sot e përfaqësuar nga Z. Michael GRANOFF, Kryetar Bordi dhe me zyrë përfaqësuese në Rr. Ibrahim Rugova, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati 11, Tiranë, Shqipëri, e përfaqësuar nga Z. Aleksander SARAPULI dhe Z. Martin MATA, të autorizuar rregullisht për qëllimet e kësaj kontrate. 

Aleat Sh.p.k. ("Aleat") është një kompani që operon në Shqipëri në bazë kontrate konçesioni të lidhur ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe konsorciumit të IDEMIA SA (Francë) dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve (Shqipëri) për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe Pasaportave biometrike për qytetarët shqiptarë. Kontrata e konçesionit u ratifikua me ligjin nr. 9972 datë më 27.08.2008, dhe ndryshuar dhe zgjeruar kohët e fundit me ligjin nr. 129/2013, data në 25.04.2013.

Viti 2013 ka qënë një vit shumë i rëndësishëm për zhvillimin aktual dhe të ardhshëm të Shqipërisë e-Dixhitale. Në Mars 2013, Konsorciumi dhe Qeveria Shqiptare kanë finalizuar me sukses një sërë takimesh e negociatash për zgjatjen e kontratës së konçesionit për një periudhë kohore prej 10 vjetësh.

Zgjatja e kontratës, në mes të të dyja palëve, Republika e Shqipërisë dhe Aleat, vendosi një detyrë shumë të rëndësishme në frontin e Aleat duke filluar nga mesi i vitit 2013. 

Në këtë aspekt, Aleat është certifikuar me sukses nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik (AKCE) më 05 Shtator 2013, në përputhje me Ligjin Nr. 9880, datë 25.02.2008, "Për nënshkrimin elektronik" dhe "Rregulloren për Nënshkrimin Elektronik" miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, nr. 525 datë 13.05.2009. 

Ky Certifikim erdhi pas një pune të detajuar dhe të përkushtuar nga Aleat & IDEMIA në përputhje me kërkesat teknike dhe administrative të Autoritetit në fjalë, në përputhje me Ligjin Shqiptar për nënshkrimin elektronik dhe legjislacionit tjetër sekondar në fuqi. Të gjitha hapat dhe dokumentat e nevojshm teknikë dhe administrativë janë paraqitur në mënyrë të rregullt tek Autoriteti AKCE.

Sistemi i Aktivizimit eID (atij që ne i referohemi si "Pas Lëshimi Software & Hardware") është zhvilluar nga IDEMIA Francë dhe është instaluar dhe testuar në Zyrat Qendrore Aleat gjatë vitit 2013. Aleat që nga fillimi i Vitit 2014-të ka filluar me këtë proces në Zyrat Qendrore duke ngarkuar e-certifikata në kartat e identitetit, për regjistrimet e reja dhe gjatë proçesit të personalizimit dhe prodhimit, përpara se të shpërndahen tek qytetarët shqiptarë. Aktivizimi eID për letërnjoftimet ID të prodhuara para vitit 2014 mbetet një hap i rëndësishëm për t’u plotësuar pranë Zyrave të Shërbimit Aleat duke lejuar që qytetarët që kanë tashmë një kartë identiteti të vijnë dhe t’a aktivizojnë atë. 

Proçesi i Instalimit është planifikuar të zbatohet gradualisht me qëllim për të mbuluar të 36 rrethet ne Shqipëri. Sistemi i Aktivizimit eID është i instaluar në të gjitha Zyrat e Shërbimit Aleat (GJC) në qytetet e mëdha të territorit shqiptar (Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, etj) për të lejuar qytetarët që të vijnë dhe të aktivizojnë kartat e tyre të identitetit (vendosje të e-Certifikatave).

Platforma eALEAT dhe Shërbimet e saj janë plotësisht funksionale për Autentikimin dhe Nënshkrimin elektronik.