Cfarë Shërbimesh ofrohen

Autentikim & Të dhëna  (Eligibility) 

Shërbimet eALEAT përmes Letërnjoftimit Kombëtar ID ofron për të gjithë qytetarët shqiptarë tre Shërbimet e mëposhtme:  Autentikim, Autentikim dhe Të Dhëna, dhe Nënshkrim Elektronik.

Autentikim

Autentikim do të thotë verifikim i pronarit të kartës ID me letërnjoftimin (ndeshje në kartë – match on card) përmes hyrjes me kodin PIN ose ndeshjes biometrike. Verifikim në kartë është krahasimi i të dhënave që janë në Letërnjoftim ID me kodin e sigurtë dhe unik PIN, të cilat dihen dhe përdoret vetëm nga Zotëruesi ose me Biometri që do të thotë kapja e gjurmës së gishtave është e njëjtë me të dhënat e gishtave të ruajtura në kartën e identitetit. 

Platforma eALEAT do të kontrollojë nëse letërnjoftimi juaj është i Vlefshëm dhe është i Aktivizuar. Rezultati nga Shërbimi eALEAT i Autentikimit do të jetë Emri + Mbiemri i Zotëruesit + Numri Unik Identifikimit Kombëtar NID.

Shërbimet eALEAT – AUTENTIKIM I SIGURTË

  • Përdoruesit i kërkohet të aprovojë veprimin
  • Siguron Autentikimin
  • Vërtetim Identiteti 
  • NID & Emri i Përdoruesit 

 

Autentikim & TË DHËNA (Eligibility)

Shërbimet eALEAT ofrojnë më shumë të dhëna nga Letërnjoftimi ID për Ofruesin e Shërbimeve në rast se ka Leje të tillë nga Ofruesi i Shërbimeve. Ofruesit e Shërbimeve (Qeveritare ose Bizneset) mund të kërkojnë për të mbushur formularët në të njëjtën mënyrë që ju plotësoni në zyra / dyqanet e tyre dhe këto forma mund të plotësohen në mënyrë elektronike përmes proçesit të lehtë nga Shërbimet eALEAT.

Pëlqimi i Zotëruesit te Letërnjoftimit: mbajtësi i saj duhet të miratojë dërgimin e një ose më shumë të dhënave, ose mund ta anullojë këtë proçes sipas vullnetit të tij / saj dhe të së drejtës. Të dhënat që mund të transferohen në mënyrë elektronike nga letërnjoftimi juaj janë vetëm ato që janë të shkruara në letërnjoftimin tuaj, në të njëjtën mënyrë ashtu si ju jepni fotokopje të letërnjoftimit tuaj që mund të ruhet në një formular aplikimi.

Platforma eALEAT do të kontrollojë nëse letërnjoftimi juaj është i Vlefshëm (Zotëruesi është i lejuar të përdorë këtë shërbim) dhe nëse Letërnjoftimi është i Aktivizuar. Shërbimi eALEAT i Autentikimit & Të Dhëna do të transferojë ndonjë nga të dhënat e mëposhtme dhe para transferimit elektronike e të dhënave shtetasi Zoteruesit i kërkohet të miratojë këtë kërkesë. Rezultati nga Shërbimi eALEAT i Autentikimit & Të Dhëna do të jetë Emri + Mbiemri i Zotëruesit + Numri Unik Identifikimit Kombëtar NID + Ditëlindja + VendLindja + Gjinia + Data e Lëshimit + Data e Skadimit + Portreti) 

Shërbimet eALEAT – AUTENTIKIM PLUS TË DHËNA

  • Nëpërmjet Ofruesit të Shërbimit i cili mund të kërkojë VETËM të dhënat e printuara mbi Letërnjoftim
  • Përdoruesit i kërkohet të aprovojë veprimin
  • Të gjitha të Dhënat Sigurohen vetëm nga Karta e Identitetit
  • Të Dhënat mund të përdoren për të vetë-mbushur formularët apo regjistrimet e llogarive

 

Nënshkrim i kualifikuar 

Shërbimet eALEAT përmes Letërnjoftimit Kombëtar ID ofron për të gjithë qytetarët shqiptarë tre Shërbimet e mëposhtme:  Autentikim, Autentikim dhe Të Dhëna, dhe Nënshkrim Elektronik.

*Nënshkrimi i Kualifikuar pranohet në të gjitha vendet EU

Zotëruesi i Letërnjoftimit ID mund të nënshkruajë në mënyrë elektronike dokumentet elektronike me nënshkrimin e Certifikatës që është ruajtur gjatë procesit të aktivizimit të letërnjoftimit. Legjislacioni Ligji shqiptar nr. 9880, datë 25.02.2008 "Certifikata për Nënshkrim të Kualifikuar", pranon si dokument ligjor nënshkrimin me nënshkrimi elektronik të kualifikuar. 

Nënshkrimi i kualifikuar Elektronik nënshkruan dokumentin nëpërmjet Letërnjoftimit Certifikata e Nënshkrimit duke koduar dokumentin me kodet personale që vijnë nga Certifikata e Nënshkrimit, Letërnjoftimi ID. Proçes i tillë është një proçes shumë i ndërlikuar dhe më shumë informata mund të gjenden në website të AKCE dhe ligjit shqiptar çfarë është Nënshkrimi i kualifikuar dhe çfarë do të thotë. Ju lutem gjeni faqen e internetit AKCE këtu.

Legjislacioni shqiptar pranon Nënshkrimin e kualifikuar në të gjitha dokumentet elektronike, përjashtim të dokumenteve të mëposhtme (kredi shtëpi, martesë, divorc, ...) të cilat mund të bëhen vetëm nga një proces i autorizuar zyrtar, Noteri, etj, sipas ligjeve shqiptare.

*Në Shqipëri, Certifikata e Nënshkrimit Elektronik në Letërnjoftim eID është e Kualifikuar

Shërbimet eALEAT – Nënshkrim i KUALIFIKUAR

  • Me Firmën e Kualifikuar çdo Dokument mund të firmoset elektronikisht (sipas Legjislacionit Shqiptar)
  • Firma e Kualifikuar është 
  1. Ligjërisht mënyrë për të Firmosur
  2. Tejet e Sigurtë në Platformën eALEAT

 

Si të përdoren Shërbimet? 

Shërbimet eALEAT – Si Përdoret nga perspektiva e Përdoruesit (Autentikimi)

  • Ofruesi i Shërbimit kërkon Autentikim dhe të drejton tek eALEAT
  • Ndërfaqja e Përdoruesit e njejtë për të gjithë Ofruesit e Shërbimit (dritare Pop-UP)
  • Përdoruesi konfirmon kërkesën e Ofruesit të Shërbimit (lejon veprimin) 

Ju lutemi referojuni skemës së mëposhtme në lidhje me Autentikimin:

 

 Figura 1: Hapat e Autentikimit në Platformën eALEAT

 

 

Shërbimet eALEAT – Si Përdoret nga perspektiva e Përdoruesit (Nënshkrimi Elektronik)

  • Ofruesi i Shërbimit Kërkon Autentikim dhe të drejton tek eALEAT
  • Ndërfaqja e Përdoruesit është e njëjtë për të gjithë Ofruesit e Shërbimeve (dritare pop-up)
  • Përdoruesi pranon kërkesën nga Ofruesi i Shërbimit (pëlqimin e përdoruesit) 
  • Përdoruesi ngarkon një dokument për nënshkrim në PDF
  • Platforma eALEAT tregon Dokumentin për nënshkrim, nuk ka ndryshime të mëtejshme të dokumentit
  • Dokumenti është kthyer i nënshkruar në mënyrë elektronike me një mesazh (token) dhe i gatshëm për të ngarkoni







Figura 2: Hapat për të firmosur Elektronikisht në Platformën eALEAT