Shqipëria po vuante për dokumente të sigurta dhe shqiptarët kishin vështirësi për të udhëtuar jashtë vendit. Kufijtë ishin të mbyllur, proçeset e vizave ishin të gjata dhe vetëm një përzgjedhje e njerëzve udhëtonin jashtë Shqipërisë. Qeveria ishte duke luftuar rastet e mëdha të korrupsionit për dokumente të falsifikuara dhe kjo ishte një çështje që duhej të shmangej për të mirën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.
Në Korrik 2008 Aleat Shpk u krijua si një Shoqëri Konçesionare, me të drejtën për prodhimin e dokumenteve të identitetit për shtetasit Shqiptarë në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Aleat Shpk është një bashkim kompanish e krijuar nga IDEMIA në Francë dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve (AAEF) në Shqipëri.
Popullsia e përgjithshme e Shqipërisë është rreth 4.2 milion dhe tani për shkak të Aleat në Shqipëri, kompania ka siguruar Letërnjoftime ID dhe Pasaporta biometrike, qytetarët shqiptarë kanë tashmë në duart e tyre, më shumë se 3.4 milionë letërnjoftime, dhe më shumë se 2.8 milion pasaporta biometrike duke lejuar qytetarët shqiptarë të udhëtojnë lirisht jashtë vendit.
Aleat në Shqipëri merr suksesin e saj të parë në emër të hapave të sigurt nga një gjigant në Biometri, duke u udhëhequr nga IDEMIA që është kompania më e mirë në botë për Biometri. Ky partneritet është përforcuar për shkak të partnerit strategjik AAEF në Shqipëri që sjell "know-how" duke këshilluar Aleat për një të ardhme më të mirë për qytetarët shqiptarë.
I pari sukses i vënë në dukje i Aleat ishte mbështetja e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 në një kohë rekord, ku vetëm në 4 muaj janë regjistruar dhe prodhuar një total prej 1.4 milion karta. Për të bërë një sukses të tillë Aleat u zgjerua në të gjitha zonat e thella të Shqipërisë (500 zyra) dhe ka punësuar rreth 800 staf dhe me krenari mund të përmendim Ministrinë e Punëve të Brendshme, Menaxhimin Operacional Aleat dhe Autoritetet Lokale që mbështetën me sukses në një kohë shumë të shkurtër.
Pothuajse të gjithë qytetarëve shqiptarë (95% e popullsisë, mbi 16 vjet) janë tashme të pajisur me një Letërnjoftim ID në duart e tyre. Shqipëria tani është gati për të përdorur Letërnjoftimin ID në botën elektronike të eShërbimeve, sektorin publik dhe privat. Zgjatimi i kontratës Aleat (që nga Maji i vitit 2013) do të sigurojë eAleat Shërbimet identiteti nëpërmjet pajisjes së të gjithë kartave të identitetit me Certifikata elektronike, për 10 vitet e ardhshme. Aleat është certifikuar si Ofrues i Shërbimeve Elektronike nga Autoriteti Kombëtar i Certifikatave elektronike (AKCE) që prej Shtatorit 2013.
Pasaporta biometrike shqiptare është element Kyç për Liberalizimin e Vizave për qytetarët Shqiptarë, si një dokument i sigurt i mbrojtur dhe modern. Delegacioni Evropian ka vizituar Aleat disa herë dhe i ka audituar proçeset e saj për zgjerimin e periudhës së Liberalizimit të Vizave dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare për të ruajtur liberalizimin. Që prej takimit të parë me ekspertët e BE-së në Mars 2009, e ndjekur nga takime të tjera, në Mars 2010, Korrik 2012 dhe Janar 2014, Aleat ka mbështetur fuqimisht liberalizimin e vizave duke aplikuar standardet ISO 27001. Zbatimi i standardeve ka filluar në Prill 2010 dhe Aleat me sukses ka marrë Certifikimin ISO 27001 në 23 Dhjetor 2011. Zgjerimi i Certifikimit ISO 27001, Aleat i është dhënë me sukses më tej në Tetor 2012, Tetor 2013. Aleat është në proçesin e rinovimit Certifikimit ISO 27001 dhe po kalon një auditim gjatë muajit Tetor 2014.
Sukseset, Aleat, Leternjoftimi ID dhe Pasaporta biometrike:
- Elementi biometrik i Sigurisë në dokumente, që prej Janarit 2009
- Shërbimi në Shqipëri, Pikat e Shërbimit Aleat janë afër me Bashkitë dhe Komunat
- Shërbimi në Ambasada jashtë vendit, ku kryesisht janë të vendosur qytetarët Shqiptar, Mars 2011 (Greqi, Itali); Shtator 2012 (SHBA); Maj 2013 (Evropë: Belgjikë, Bern, Londër)
- Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2009, për herë të parë votimi me kartat e identitetit, (1.4 milion Letërnjoftime të prodhuara)
- Liberalizimi i Vizave hyri në fuqi 15 Dhjetor 2010 (1.4 milionë pasaporta të prodhuara)
- Zgjedhjet lokale - 2.7 milion karta identiteti të prodhuara nga 8 Maj 2011
- Certifikimi ISO 27001 që nga 23 Dhjetor 2011 dhe zgjerimin dhënë
- Zgjatja e Liberalizimit të Vizave - mbështetja në vitin 2012, 2013 dhe së fundi në Janar 2014
- Kontrata e Konçesionit Aleat - zgjatet në Maj 2013, për 10 vjet më shumë
- Zgjedhjet Parlamentare - 3.2 milion karta identiteti prodhuar deri më 23 Qershor 2013
- Ofrues Shërbimi Elektronik - akredituar nga AKCE që prej Shtator 2013
- Shërbimet elektronike përmes usages ID Card, që nga janar 2014
- Elementi Njohja e Fytyrës në dokumentet, duke filluar prej Janar 2015