Ku ndodhemi

Aleat në Shqipëri
Aleat është i pranishëm në Shqipëri në 109 Pika Shërbimi (83 zyra në Bashki/Njësi Administrative, 1 zyrë në MEPJ, 25 zyra në Drejtoritë e Policisë së qyteteve). (Shiko në Hartë)

Bashki / Njësi Administrative
Në Shqipëri janë 83 zyra të vendosura në bashkitë dhe njësitë administrative të Shqipërisë. Pikat e Shërbimit Aleat kryejnë shërbime të ndryshme të tilla si Aplikim për Letërnjoftim Elektronik dhe Pasaportë Biometrike; Shpërndarja e Letërnjoftimit Elektronik, ofrimi i Certifikatave Elektronike në letërnjoftime ndryshe e njohur si Aktivizimi i Letërnjoftimit Elektronik, shfuqizimi i Certifikatave Elektronike dhe ndryshimi i Kodit PIN të Letërnjoftimit Elektronik. 
Shërbimet shtesë që ofrohen për qytetarët si Aktivizimi i Letërnjoftimit Elektronik duke ngarkuar Certifikatat Elektronike, ndryshimin e Kodit PIN të Letërnjoftimit Elektronik dhe shfuqizimin e Certifikatave Elektronike ofrohen në gjitha pikat e shërbimit në Shqipëri.

Pajisjet Lexuese

Pikat e autorizuara të shitjes së pajisjeve lexuese të letërnjoftimit për shërbime online. (Shiko në Hartë)

Drejtori Policie
Pikat e Shërbimit Aleat të cilat janë të dedikuara vetëm shërbimit të Shpërndarjes së Pasaportave janë të vendosura në Drejtoritë e Policisë së qyteteve. Aktualisht janë 25 Pika Shërbimi në të gjithë Shqipërinë.
 
Shërbim Diplomatik
Një pikë e Shërbimit në Shqipëri i dedikohet ofrimit të shërbimit Trupave Diplomatike Shqiptare për t’i pajisur me Pasaporta Diplomatike dhe Pasaporta Shërbimi. Pika e Shërbimit Aleat është e vendosur në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe ajo siguron Aplikim dhe Shpërndarje të Pasaportave Diplomatike dhe të Shërbimit.

Zyra Qendrore
Zyra Qendrore Aleat gjendet në Tiranë dhe aty kryhet personalizimi i dokumenteve biometrike.

Aleat në Ambasada / Konsullata
Aleat është i pranishëm në botë për t’i shërbyer shtetasve shqiptarë me dokumente të identitetit me ndihmën e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë (Aplikim dhe Shpërndarje të Letërnjoftimit Elektronik dhe Pasaportës Biometrike) në ambasadat dhe konsullatat shqiptare ku ka një përqendrim të lartë të shtetasve shqiptarë.
Shërbimi i pajisjes me dokumente identiteti është i pranishëm në Ambasadat dhe Konsullatat e 10 vendeve(Greqi, Itali, Belgjikë, Gjermani, Britani e Madhe, Francë, Austri, Suedi, Turqi dhe SHBA) në një total prej 14 zyrash.
Zyrat e Shërbimit në Ambasada/Konsullata janë:
 

Zyrat e ambasadave