Pasaportë biometrike

Informacion i përgjithshëm rreth Pasaportës Biometrike Shqiptare - në Shqipëri

Informacion i përgjithshëm rreth Pasaportës Biometrike Shqiptare - në Ambasada/Konsullata

 

Informacion i përgjithshëm rreth Pasaportës Biometrike Shqiptare 

  • Vlefshmëria e pasaportës është 10 vjet për të rritur ndërsa 5 vjet për qytetarët nën 16 vjeç.
  • Për shtetasit shqiptarë të cilët kanë mbushur 16 vjeç kërkohet njëkohësisht aplikim për Letërnjoftim Elektronik në rast se nuk ka një të tillë.
  • Shtetasit nën moshën 16 vjeç duhet të kryejnë procedurat për aplikim dhe tërheqjen e pasaportës biometrike në baze të udhezimeve ligjore përkatese: https://qbz.gov.al/eli/udhezim/2020/09/02/289
  • Përpara aplikimit për pasaportë biometrike me proces normal apo me procedurë të përshpejtuar në Zyren Aleat, të gjithë shtetasit, që aplikojnë për herë të parë ose kur pasaporta që kanë aktualisht është lëshuar para datës 31 Dhjetor 2011, duhet të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit elektronikisht në adresën e shërbimit: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13851, në portalin e-Albania.
  • Aplikanti duhet të jetë prezent në Aplikim.
  • Shtetasi mund të aplikojë në Zyrën Aleat vetëm me aprovimin e Punonjësit të Gjendjes Civile.
  • Procesi i Aplikimit dhe Shpërndarjes mund të ndryshojë sipas legjislacionit në fuqi. Ju lutemi konsultohuni me legjislacionin ne fuqi, Ministrinë e Brendshme/Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë për proceset më të fundit

Hapat për pajisje me Pasaportë Biometrike - në Shqipëri: 

  1.  Zyra të Postës Shqiptare sh.a. - Blerje kuponi
  2.  Komisariati i Policisë – Formulari i Vetëdeklarimit (kërkohet vetëm për aplikimet për herë të parë ose kur pasaporta aktuale është lëshuar deri më 31 Dhjetor 2011)
  3.  Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) - Aplikimi
  4.  Zyra Aleat (Komisariati i Policisë) – Shpërndarja
     

web-pp-al


 

1. Zyra të Postës Shqiptare sh.a. - Blerje kuponi

  • Kupon për pasaportë me vlerë prej 7 500 Lekë (15 ditë).
  • Kupon për pasaportë me aplikim të përshpejtuar me vlerë prej 18 000 Lekë (2-3 ditë).
     

2. Komisariati i Policisë - Formular i Vetëdeklarimit

Formulari i vetëdeklarimit të Policisë për lëshim ose rinovim të pasaportës, bëhet elektronikisht në adresën e shërbimit: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13851, në portalin e-Albania, dhe pas marrjes së miratimit nga Policia do të mund të rezervoni daten dhe orën për takimin në Zyrat Aleat.

Formulari i vetëdeklarimit të policisë kërkohet vetëm në këto raste : 

  • Aplikim hera e parë për pasaportë biometrike
  • Riaplikim për pasaportë biometrike të leshuar deri më 31 Dhjetor 2011

Shënim: Formulari i vetëdeklarimit dërgohet fizikisht ose elektronikisht nga komisariati i policisë në zyrën e Gjendjes Civile në të cilën qytetari do të bëjë aplikimin për pasaportë biometrike.
 

3. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) - Aplikimi

  • Aplikimi për pasaportë bëhet në çdo Bashki/Njësi Administrative që ka zyrë Aleat në të cilin qytetari është i regjistruar. (Shiko në Hartë)
  • Aplikimi për pasaportë biometrike me procedurë të përshpejtuar bëhet në zyrat e aplikimit të përcaktuara.(Shiko në Hartë)

Procesi i Aplikimit në rast kur Pasaporta Biometrike është për herë të pare:  

  • Blerja e kuponit në Postë
  • Letërnjoftim elektronik i vlefshëm – ose aplikon në të njëjtën kohë me pasaportën biometrike
  • Formulari i vetëdeklarimit të policisë (plotësim online në portalin e-Albania)
  • Rezervimin e takimit në faqen rezervo.aleat.al vetëm pasi formulari i vetëdeklarimit të policisë të ketë mbërritur në zyrën e Gjendjes Civile
  • Paraqituni në zyrën e aplikimit Aleat në orën/datën e caktuar

 

Procesi i Aplikimit në rast humbje/vjedhje/bllokimi të Pasaportës Biometrike 

  • Blerja e kuponit në Postë
  • Letërnjoftim elektronik i vlefshëm – ose aplikon njëkohësisht me pasaportën biometrike
  • Vërtetimin e Vetëdeklarimit për humbje/vjedhje/bllokimi të Pasaportës me të dhëna të sakta të dokumentit/qytetarit – (vetëdeklarim i marrë dorazi nga komisariati i policisë ose i lëshuar elektronikisht nga portali e-Albania në rastin e humbjes së dokumentit https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14922) Udhëzimi në fuqi: https://qbz.gov.al/eli/udhezim/2020/09/02/289
  • Formulari i vetëdeklarimit të policisë (nëse pasaporta e humbur/vjedhur/bllokuar është lëshuar deri më 31 Dhjetor 2011)
  • Rezervimin e takimit në faqen rezervo.aleat.al
  • Paraqituni në zyrën e aplikimit Aleat në orën/datën e caktuar

Shenim: Nëse shtetasi ka pasaportë të sekuestruar, ai duhet të paraqesë raportin e sekuestrimit sipas udhëzimeve ligjore të Policisë së Shtetit.
 

 
 

Procesi i Aplikimit në rast ndryshimi të dhënash, dëmtim, rinovim të Pasaportës Biometrike    

  • Blerja e kuponit në Postë
  • Letërnjoftim elektronik i vlefshëm – ose aplikon njëkohësisht me pasaportën biometrike
  • Pasaportë Biometrike origjinale - që dëmtohet nga ALEAT në momentin e aplikimit duke prerë shiritin MRZ*
  • Formulari i vetëdeklarimit të policisë (nëse pasaporta e mëparshme e prodhuar është deri më 31 Dhjetor 2011)
  • Rezervimin e takimit në faqen rezervo.aleat.al
  • Paraqituni në zyrën e aplikimit Aleat në orën/datën e caktuar
     

MRZ* Machine Readable Zone

 

4. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) - Shpërndarja

  • Tërheqja e pasaportës bëhet në Rajonin e Policisë/Komisariatin e Qytetit nën juridiksion, nga aplikanti ose me prokurë të posaçme sikurse në aplikim.
  • Afati kohor i prodhimit të pasaportës është 15 ditë dhe për pasaportë me procedurë të përshpejtuar 2-3 ditë (përjashtohen ditët pushim të festave zyrtare). Në rast dokumentacioni gabim, koha e prodhimit zgjat më shumë ditë.

Shënim: Vetëm hapat 3 dhe 4 menaxhohen nga kompania Aleat. Aleat përkushtohet që në këto dy faza të realizohen më së miri dhe në mënyrë më efektive të gjitha proceset e kërkuara.

 

Informacion i përgjithshëm rreth Pasaportës Biometrike Shqiptare - në Ambasada/Konsullata :

Shtetasit që aplikojnë në Ambasada/Konsullata Shqipëtare duhet të informohen mbi procedurat e aplikimit për dokumente biometrike (Letërnjftim dhe Pasaportë) në: https://ambasadaime.gov.al/shko/.


Aplikimi per dokumente biometrike behet në 15 Ambasada/Konsullata Shqiptare (Shiko në Hartë).


Çmimi i kuponëve per pasaporte në Ambasada/Konsullata Shqipëtare

Kuponi i Pasaportës Biometrike

Shteti

Çmimi

Vendet Kufitare me Shqipërinë

Greqi

€ 130

Itali

 

Belgjikë

 
 

Francë

 

Vendet Evropiane

Gjermani

 
 

Austri

€ 170

 

Suedi

 
 

Turqi

 
 

Mbretëri e Bashkuar

£ 144

Amerika Veriore

SHBA

$ 240

Kanada

 

">