Informacion i përgjithshëm rreth Letërnjoftimit Elektronik Shqiptar (në Shqipëri)
Informacion i përgjithshëm rreth Letërnjoftimit Elektronik Shqiptar (në Shqipëri)
- Aplikimi për letërnjoftim elektronik për qytetarët shqiptarë që kanë mbushur moshën 16 vjeç.
- Vlefshmëria e letërnjoftimit elektronik është 10 vjet.
- Aplikanti duhet të jetë prezent në Aplikim dhe Shpërndarje.
- Shënim i përgjithshëm: Procesi i Aplikimit dhe Shpërndarjes mund të ndryshojë sipas legjislacionit në fuqi. Ju lutemi konsultoni legjislacionin dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme /Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë për proceset më të fundit.
Hapat për pajisje me Letërnjoftim Elektronik (në Shqipëri):
0. Regjistri Civil Kombëtar (RGJC) - Kontrolli i të dhënave personale
1. Zyra të Postës Shqiptare sh.a. - Blerje kuponi
2. Regjistri Civil Kombëtar (RGJC) - Regjistrimi i të dhënave personale për aplikim
3. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) - Aplikimi
4. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) - Shpërndarja
0. Regjistri Civil Kombëtar (RGJC) - Kontrolli i të dhënave personale
- Para aplikimit qytetari paraqitet në Zyrën e Gjendjes Civile, pranë së cilës do të aplikojë për letërnjoftim dhe verifikon saktësinë e të dhënave personale.
1. Zyra të Postës Shqiptare sh.a. - Blerje kuponi
- Kupon për letërnjoftim me vlerë prej 1 500 Lekë.
2. Regjistri Civil Kombëtar (RGJC) - Regjistrimi i të dhënave personale për aplikim
- Dokument identifikimi (Certifikata e lindjes; Certifikata e shtetësisë; etj).
3. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) - Aplikimi
- Aplikimi për letërnjoftim bëhet në çdo Bashki/Minibashki/Njësi Administrative apo Komunë që ka zyrë aplikimi në të cilin qytetari është i regjistruar. Me termin Zyra Aleat nënkuptojmë hapesirën/seksionin e aplikimit apo shpërndarjes brenda njësisë vendore. (Shiko në Hartë)
4. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) - Shpërndarja
- Tërheqja e letërnjoftimit bëhet në zyrën e aplikimit, vetëm nga aplikanti.
- Afati kohor i prodhimit të letërnjoftimit është 15 ditë kalendarike në Shqipëri (përjashtohen ditët pushim të festave zyrtare). Përveçse në rast mungese dokumentacioni, koha e prodhimit zgjat më shumë ditë.
Shënim: Vetëm hapat 3 dhe 4 menaxhohen nga kompania Aleat. Aleat i përkushtohet të dyja fazave që të realizohen më së miri dhe në mënyrë më efektive.
Procesi i Aplikimit në rast humbje të Letërnjoftimit Elektronik (në Shqipëri) dhe dokumentat e kërkuar në shtim të hapave të mësipërm:
- Raport Policie origjinal për humbje/vjedhje të Letërnjoftimit me të dhëna të sakta të dokumentit/qytetarit.
Procesi i Aplikimit në rast ndryshimi të dhënash, dëmtim, rinovim të Letërnjoftimit Elektronik (në Shqipëri) dhe dokumentat e kërkuar në shtim të hapave të mësipërm:
- Letërnjoftim Elektronik origjinal.
Informacion i përgjithshëm rreth Letërnjoftimit Elektronik Shqiptar (në Ambasada/Konsullata Shqipëtare)
- Aplikimi për letërnjoftim elektronik për qytetarët shqiptarë që kanë mbushur moshën 16 vjeç.
- Vlefshmëria e letërnjoftimit elektronik është 10 vjet.
- Aplikanti duhet të jetë prezent në Aplikim dhe Shpërndarje.
- Të gjitha hapat për pajisje me dokument kryhen pranë zyrës së Ambasadës/Konsullatës.
- Aplikim për Letërnjoftim Elektronik kryhet Vetëm në rast se aplikohet edhe për Pasaportë Biometrike (njëkohësisht).
- Shënim i përgjithshëm: Procesi i Aplikimit dhe Shpërndarjes mund të ndryshojë sipas legjislacionit në fuqi. Ju lutemi konsultoni legjislacionin dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme /Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë për proceset më të fundit.
Hapat për pajisje me Letërnjoftim Elektronik (jo në Shqipëri) pranë shërbimit të Konsullit:
- Regjistrimi/Kontrolli i të dhënave personale - Regjistri Civil Kombëtar (RGJC)
- Blerje kuponi
- Aplikimi
- Shpërndarja
1. Regjistrimi/Kontrolli i të dhënave personale - Regjistri Civil Kombëtar (RGJC)
- Para aplikimit qytetari paraqitet në Zyrën e Konsullit, pranë të cilës do të aplikojë për letërnjoftim dhe verifikon saktësinë e të dhënave personale. (Shiko në Hartë)
- Dokument identifikimi (Certifikata e lindjes; Certifikata e Shtetësisë etj).
2. Blerje kuponi pranë konsullatës/ambasadës Shqiptare
- Kupon për letërnjoftim me vlerë (Greqi, Itali 12€),(Belgjikë, Zvicër 16€),(Angli 13£), (USA $18).
3. Aplikimi
- Aplikimi për Letërnjoftim kryhet pranë çdo Ambasade/Konsullate ku ka një zyrë aplikimi. (Shiko në Hartë).
4. Shpërndarja
- Tërheqja e letërnjoftimit bëhet në zyrën e aplikimit, vetëm nga aplikanti.
- Afati kohor i prodhimit të letërnjoftimit është 3-4 javë në varësi të logjistikës së Ambasadës/Konsullatës. Përveçse në rast mungese dokumentacioni, koha e prodhimit zgjat më shumë ditë.
Procesi i Aplikimit në rast humbje të Letërnjoftimit Elektronik (jo në Shqipëri) dhe dokumentat e kërkuar në shtim të hapave të mësipërm:
- Raport Policie origjinal për humbje/vjedhje të Letërnjoftimit e përkthyer dhe legalizuar sipas proceseve të vendit me vulë apostile (ndërsa Greqi, Bruksel me vulë të Ministrisë së Jashtme).
Procesi i Aplikimit në rast ndryshimi të dhënash, dëmtim, rinovim të Letërnjoftimit Elektronik (jo në Shqipëri) dhe dokumentat e kërkuar në shtim të hapave të mësipërm:
- Letërnjoftim Elektronik origjinal.